“…pastaj tha: “Tani më trego për Imanin!”
Profeti (ﷺ) tha: “Imani është: të besosh në All-llahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Kaderin (paracaktimin) e së mirës dhe së keqes…”
Imani në Kader
Besojmë në Kaderin, e së mirës dhe së keqes. Kaderi është paracaktimi që u ka bërë All-llahu të gjitha qenieve, i cili është në përputhje me atë që e ka ditur All-llahu paraprakisht dhe në përputhje me Urtësinë e Tij.
Kaderi ka katër shkallë:
Shkalla e parë: Dituria.
Besojmë se All-llahu i Lartësuar është i Dijshëm për çdo gjë. Ai, me Diturinë e Tij të përhershme të pafillim (ezelij) dhe të pandërprerë të pambarim (ebedij), e di se çka ka ndodhur, çka do të ndodhë dhe si do të ndodhë. Pra, diturisë së All-llahut nuk i paraprin padituria dhe as nuk e kap harresa për atë që e di.[1]
Shkalla e dytë: Shkrimi.
Besojmë se All-llahu i Lartësuar ka shkruar në Leuhi Mahfudh (Pllakën e Ruajtur) çdo gjë që do të ekzistojë deri në Ditën e Ringjalljes. [2]
أَلَمْ تَعْلَمْ أَنَّ اللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِي السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ ۗ إِنَّ ذَٰلِكَ فِي كِتَابٍ ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
“A nuk e di ti, se All-llahu di çdo gjë, që është në qiej e në Tokë? Të gjitha këto janë (shënuar) në Libër (Leuhi Mahfudh). Me të vërtetë, kjo është e lehtë për All-llahun.”[3]
Shkalla e tretë: Dëshira.
Besojmë se çdo gjë që është në qiej e në Tokë, All-llahu i Lartësuar ka dashur të jetë. Nuk mund të ekzistojë diçka pa dëshirën e Tij. Ajo që All-llahu ka dashur të bëhet, bëhet dhe ajo që s’ka dashur, nuk bëhet.
Shkalla e katërt: Krijimi.
Besojmë se “All-llahu është Krijuesi i çdo gjëje dhe Ai është Mbikëqyrës i çdo gjëje. Të Tij janë çelësat e qiejve e të Tokës!”[4]
Pra, çdo fjalë, çdo veprim dhe çdo lënie që del nga robërit, All-llahu i Lartësuar: e ka ditur, e ka shkruar, e ka dëshiruar (të ekzistojë) dhe e ka krijuar.
وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ
“All-llahu është Ai që ju ka krijuar juve dhe gjithçka që bëni!”[5]
Por ne, bashkë me këtë, besojmë se All-llahu i Lartësuar, robit të Tij ia ka dhënë dy gjërat me të cilat realizohet vepra: zgjedhjen e lirë dhe mundësinë.
Burimi: “Akidja e Ehlu Sunetit dhe Xhematit” e Ibën Uthejminit – me shkurtim
Argumentet
Kanë ardhur shumë ajete në Kuran dhe shumë hadithe në Sunet që dëshmojnë për vërtetësinë e Kaderit. All-llahu (ﷺ) ka thënë:
إِنَّا كُلَّ شَيْءٍ خَلَقْنَاهُ بِقَدَرٍ
“Vërtet, Ne çdo gjë e kemi krijuar me Kader (d.m.th. në kohën e vet, me përmasat e veta dhe me të gjitha vetitë që i përmban, ashtu si e ka ditur All-llahu përpara se t’i krijojë dhe e ka shkruar pena e Tij – esSa’di)” [el-Kamer, 49]
قُل لَّن يُصِيبَنَا إِلَّا مَا كَتَبَ اللَّهُ لَنَا
“Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar All-llahu” [et-Teube, 51]
Gjithashtu ka thënë:
مَا أَصَابَ مِن مُّصِيبَةٍ فِي الْأَرْضِ وَلَا فِي أَنفُسِكُمْ إِلَّا فِي كِتَابٍ مِّن قَبْلِ أَن نَّبْرَأَهَا ۚ إِنَّ ذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ
“S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) më parë se ta krijojmë atë. Kjo për All-llahun është vërtet e lehtë! (Këtë jua mësojmë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë.” [el-Hadîd, 22-23]
Sa i përket argumenteve nga Suneti: imam Buhariu dhe imam Muslimi, në dy Sahihët e tyre, kanë ndarë nga një libër (të veçantë me kapituj) rreth Kaderit. Secili prej tyre përmban një numër të madh të haditheve për vërtetësinë e Kaderit.
Në Sahihun e Muslimit, hadithi nr. 2664, është transmetuar nga Ebu Hurajra se Profeti (ﷺ) ka thënë:
الْمُؤْمِنُ الْقَوِىُّ خَيْرٌ وَأَحَبُّ إِلَى اللَّهِ مِنَ الْمُؤْمِنِ الضَّعِيفِ وَفِى كُلٍّ خَيْرٌ احْرِصْ عَلَى مَا يَنْفَعُكَ وَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ وَلاَ تَعْجِزْ وَإِنْ أَصَابَكَ شَيءٌ فَلاَ تَقُلْ لَوْ أَنِّى فَعَلْتُ كَانَ كَذَا وَكَذَا. وَلَكِنْ قُلْ قَدَرُ اللَّهِ وَمَا شَاءَ فَعَلَ فَإِنَّ لَوْ تَفْتَحُ عَمَلَ الشَّيْطَانِ
“Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek All-llahu se sa besimtari i dobët dhe, që të dytë kanë mirësi. Kujdesu (përpiqu) për çështjet që të bëjnë dobi, kërkoi ndihmë All-llahut dhe mos ji i paaftë (mos përto)! Nëse të godet ndonjë gjë (e padëshiruar), mos thuaj: “Sikur të veproja kështu, do të bëhej kështu e kështu!”, porse thuaj: “KaderUll-llâh, we mâ shâ’e fe’al.” (Ky është paracaktimi i All-llahut dhe atë që ka dashur e ka bërë), sepse fjala “sikur” i hap derë shejtanit për të vepruar!”
Profeti (ﷺ) ka thënë gjithashtu:
««مَا مِنْكُمْ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا وَقَدْ كُتِبَ مَقْعَدُهُ مِنَ الجَنَّةِ، وَمَقْعَدُهُ مِنَ النَّارِ
“Secili prej jush e ka të shkruar vendqëndrimin e tij në Xhenet dhe vendqëndrimin e tij në Zjarr.”
Ata kanë thënë: “O i Dërguar i All-llahut! Atëherë, a të mbështetemi (në Kader dhe t’i lëmë veprat)?”
Ai është përgjigjur: «اعْمَلُوا فَكُلٌّ مُيَسَّرٌ»
“(Jo, por) veproni, sepse secilit i është lehtësuar (d.m.th. secilit i është mundësuar kryerja e veprave të Xhenetit ose të Zjarrit).
Pastaj Profeti (ﷺ) i ka lexuar (ajetet):
{فَأَمَّا مَنْ أَعْطَى وَاتَّقَى وَصَدَّقَ بِالحُسْنَى} [الليل: 6] إِلَى قَوْلِهِ {لِلْعُسْرَى} [الليل: 10]،
“5. Sa për atë që jep (për hir të All-llahut), ka frikë (nga Ai)
6. dhe dëshmon për vërtetësinë e më të Bukurës (Xhenetit),
7. Ne do t’ia lehtësojmë atij rrugën drejt së mirës.
8. Kurse atij që është koprrac, ndihet i vetëmjaftueshëm,
9. dhe e quan gënjeshtër më të Bukurën,
10. Ne do t’ia lehtësojmë rrugën drejt së keqes” [El-Lejl] [6]
Përcjellë nga Buhariu (4945) dhe Muslimi (2647) nën transmetimin e Aliut (radijAll-llahu anhu).
Vijon: Çfarë është Ihsan?
Burimi: “Sherh Hadith Xhibril” – Abdul-Muhsin el-Abbad – me shkurtim
Përkthimi: Blerand Grubi
[1] All-llahu ka thënë:
قَالَ فَمَا بَالُ ٱلۡقُرُونِ ٱلۡأُولَ قَالَ عِلۡمُهَا عِندَ رَبِّي فِي كِتَٰبٖۖ لَّا يَضِلُّ رَبِّي وَلَا يَنسَى
“(Faraoni) tha: “Si është gjendja e brezave të mëparshëm”? (Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im në Libër (Leuhi Mahfudh). Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!” [Tâ-Hâ 51,52]
[2] Profeti (ﷺ) ka thënë:
“إن أول ما خلق الله القلم، فقال له: اكتب. قال: رب وماذا أكتب؟ قال: اكتب مقادير كل شيء حتى تقوم الساعة”
“Vërtet, gjëja e parë që e ka krijuar All-llahu është kalemi (lapsi), dhe i tha: “Shkruaj!” Kalemi tha: “O Zoti im! Çfarë të shkruaj?” All-llahu i tha: “Shkruaji caktimet (përmasat) e çdo gjëje (që do ekzistojë) deri kur të vijë Ora (e Kijametit)!” [Sahih Sunen Ebi Daud, nr. 4700]
[3] El-Haxhxh: 70.
[4] Ez-Zumer: 62,63.
[5] Es-Saffât: 96.
[6] “Dikush thotë: “Nëse gjithçka është nën Dëshirën e All-llahut dhe e shkruar nga Ai, atëherë ne qenkemi të imponuar në veprimet tona (s’paskemi zgjedhje të lirë)!” – Ne i themi: shihet qartas se kjo është një fjalë e kotë, sepse, po të ishte njeriu i detyruar dhe pastaj të dënohet për veprat e veta, atëherë atij iu bëka padrejtësi. Kështu është kur një njeri e detyron një tjetër me forcë të bëjë diçka dhe pastaj e dënon për atë, të gjithë njerëzit do ta qortonin. E si mund që kjo t’i përshkruhet Krijuesit (azze ue xhel-le)?
Prandaj kjo fjalë konsiderohet si një prej të kotave më të mëdha. Ne e ndiejmë që nuk jemi të imponuar kur veprojmë diçka ose kur e lëmë atë dhe e ndiejmë se kemi zgjedhje të lirë.
Kjo mjafton për ta hedhur poshtë këtë pyetje të shpikur se: A është njeriu i imponuar apo i lirë për të zgjedhur?
Kjo pyetje është absurde. Ai që e bën këtë pyetje le ta pyet veten: a ia ka imponuar dikush ta parashtrojë këtë pyetje.” – Sherh el-erbaine en-nevevie”, f. 91, Ibën el-Uthejmin (sh.p.)