“…pastaj tha: “Tani më trego për Imanin!”

Profeti (ﷺ) tha: “Imani është: të besosh në All-llahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Kaderin (paracaktimin) e së mirës dhe së keqes…”

Imani në Librat

 

Besojmë se All-llahu i Lartësuar u ka zbritur të dërguarve të Tij Libra, si dëshmi për njerëzit dhe udhëzim për ata që punojnë drejtë; që ata përmes këtyre Librave t’ua mësojnë njerëzve urtësinë dhe t’i dëlirin (duke i nxitur për morale të larta e duke i larguar nga moralet e ulëta).

Besojmë se All-llahu i Lartësuar ka zbritur Libra bashkë me çdo të dërguar. Për këtë mbështetemi te Fjala e të Lartësuarit:

﴿لَقَدْ أَرْسَلْنَا رُسُلَنَا بِالْبَيِّنَاتِ وَأَنزَلْنَا مَعَهُمُ الْكِتَابَ وَالْمِيزَانَ لِيَقُومَ النَّاسُ بِالْقِسْطِ﴾

“Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt.”[1]

Prej këtyre Librave, e dimë:

a. Teuratin, të cilin All-llahu i Madhëruar ia ka zbritur Musait (). Ky është Libri më i madh që i ka zbritur bijve të Izraelit (Jakubit).

﴿فِيهَا هُدًى وَنُورٌ ۚ يَحْكُمُ بِهَا النَّبِيُّونَ الَّذِينَ أَسْلَمُوا لِلَّذِينَ هَادُوا وَالرَّبَّانِيُّونَ وَالْأَحْبَارُ بِمَا اسْتُحْفِظُوا مِن كِتَابِ اللَّهِ وَكَانُوا عَلَيْهِ شُهَدَاءَ ۚ فَلَا تَخْشَوُا النَّاسَ وَاخْشَوْنِ وَلَا تَشْتَرُوا بِآيَاتِي ثَمَنًا قَلِيلًا ۚ وَمَن لَّمْ يَحْكُم بِمَا أَنزَلَ اللَّهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْكَافِرُون﴾َ 

“Në të (Teurat) janë udhëzimet dhe drita. Sipas tij, profetët që ia kishin dorëzuar veten All-llahut, i gjykonin hebrenjtë; por edhe të diturit dhe rabinët kështu vepronin, sepse atyre iu qe besuar mbrojtja e Librit të All-llahut, për të cilin ata dëshmonin.”[2]

b. Ungjillin, të cilin All-llahu i Lartësuar ia ka zbritur Isait (). Ai është vërtetues i Teuratit dhe plotësues i tij:

﴿وَآتَيْنَاهُ الْإِنجِيلَ فِيهِ هُدًى وَنُورٌ وَمُصَدِّقًا لِّمَا بَيْنَ يَدَيْهِ مِنَ التَّوْرَاةِ وَهُدًى وَمَوْعِظَةً لِّلْمُتَّقِين﴾

“Dhe i dhamë atij Ungjillin, në të cilin ka udhëzim dhe dritë, si vërtetim (përmbushje) të asaj që ishte shpallur para tij në Teurat dhe si udhërrëfim e këshillë për ata që i frikësohen All-llahut.”[3]

﴿وَلِأُحِلَّ لَكُم بَعْضَ الَّذِي حُرِّمَ عَلَيْكُمْ﴾

“…dhe (kam ardhur te ju) që t’ju lejoj disa gjëra që i keni pasur të ndaluara.”[4]

c. Zeburin, të cilin All-llahu i Lartësuar ia ka sjellë Davudit ().

d. Fletat e Ibrahimit dhe Musait (alejhimes-salâtu ues-selâm).

e. Kurani Madhështor, të cilin All-llahu ia ka zbritur Profetit të Tij Muhamedit, Vulës së Profetëve, si “udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).”[5]

Kurani është “vërtetues i Shkrimeve të mëparshme dhe ‘muhejmin’ (mbrojtës, dëshmues dhe i lartësuar) mbi ato”[6]

Kështu që, me shpalljen e Kuranit, All-llahu i ka shfuqizuar të gjitha Librat e mëparshëm dhe ka siguruar se do ta ruajë nga talljet e atyre që tallen dhe nga devijimet e atyre që i shtrembërojnë (fjalët nga konteksti).

﴿إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ

“Vërtet, Ne e kemi zbritur Dhikrin (Kuranin) dhe, pa dyshim, Ne do ta ruajmë atë.”[7]

Kështu është, sepse Kurani do të mbetet argument ndaj gjithë njerëzimit deri Ditën e Ringjalljes, kurse Librat e mëparshëm kanë qenë të përkohshëm dhe me afat të caktuar. Afati i secilit Libër përfundonte me zbritjen e një Libri tjetër, i cili e shfuqizonte atë dhe i nxirrte në shesh shtrembërimet dhe ndryshimet që i kanë ngjarë atij. Kjo është arsyeja përse ato nuk kanë qenë të sigurta e të mbrojtura nga Ai dhe u kanë ngjarë shtrembërime, shtesa e heqje.

﴿مِّنَ الَّذِينَ هَادُوا يُحَرِّفُونَ الْكَلِمَ عَن مَّوَاضِعِهِ﴾

“Në mesin e hebrenjve ka nga ata që i nxjerrin fjalët nga konteksti i tyre”[8]

﴿فَوَيْلٌ لِّلَّذِينَ يَكْتُبُونَ الْكِتَابَ بِأَيْدِيهِمْ ثُمَّ يَقُولُونَ هَٰذَا مِنْ عِندِ اللَّهِ لِيَشْتَرُوا بِهِ ثَمَنًا قَلِيلًا ۖ فَوَيْلٌ لَّهُم مِّمَّا كَتَبَتْ أَيْدِيهِمْ وَوَيْلٌ لَّهُم مِّمَّا يَكْسِبُونَ﴾

“Mjerë ata që me duart e tyre shkruajnë Librin, e pastaj thonë: “Kjo është prej All-llahut” që për këtë të kenë ndonjë dobi të vogël (materiale). Mjerë ata për çfarë kanë shkruar me duart e tyre dhe mjerë ata për çfarë kanë fituar!”[9]

﴿قُلْ مَنْ أَنزَلَ الْكِتَابَ الَّذِي جَاءَ بِهِ مُوسَىٰ نُورًا وَهُدًى لِّلنَّاسِ ۖ تَجْعَلُونَهُ قَرَاطِيسَ تُبْدُونَهَا وَتُخْفُونَ كَثِيرًا﴾

“Thuaj: “Atëherë, kush e zbriti Librin që solli Musai si dritë dhe udhërrëfyes për njerëzit?! Librin që ju e keni shpërndarë në fletë, ca prej të cilave i tregoni, ndërsa shumicën e fshihni!”[10]

﴿وَإِنَّ مِنْهُمْ لَفَرِيقًا يَلْوُونَ أَلْسِنَتَهُم بِالْكِتَابِ لِتَحْسَبُوهُ مِنَ الْكِتَابِ وَمَا هُوَ مِنَ الْكِتَابِ وَيَقُولُونَ هُوَ مِنْ عِندِ اللَّهِ وَمَا هُوَ مِنْ عِندِ اللَّهِ وَيَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ الْكَذِبَ وَهُمْ يَعْلَمُونَ مَا كَانَ لِبَشَرٍ أَن يُؤْتِيَهُ اللَّهُ الْكِتَابَ وَالْحُكْمَ وَالنُّبُوَّةَ ثُمَّ يَقُولَ لِلنَّاسِ كُونُوا عِبَادًا لِّي مِن دُونِ اللَّهِ

“Me të vërtetë, një grup ithtarësh të Librit e shtrembërojnë Librin me gjuhët e tyre (ndërsa e lexojnë atë), që ju të mendoni se ai farë leximi është prej Librit (që ka zbritur All-llahu), kurse në të vërtetë, nuk është prej Librit. Ata thonë: “Kjo që lexojmë është nga All-llahu”, por ajo nuk është nga All-llahu. Ata flasin gënjeshtra për All-llahun, duke qenë të vetëdijshëm për këtë.

Nuk është e mundur për një njeri të cilit All-llahu i ka dhënë Librin, dijeninë e gjerë dhe Profecinë, që t’u thotë njerëzve: “Bëhuni robërit e mi dhe jo të All-llahut!”[11]

﴿يَا أَهْلَ الْكِتَابِ قَدْ جَاءَكُمْ رَسُولُنَا يُبَيِّنُ لَكُمْ كَثِيرًا مِّمَّا كُنتُمْ تُخْفُونَ مِنَ الْكِتَابِ﴾

“O ithtarët e Librit! Juve ju erdhi i Dërguari Ynë, i cili ju sqaron shumë gjëra nga ato që i keni fshehur ju prej Librave (Teuratit dhe Ungjillit)…” – deri te ajeti:

﴿لَّقَدْ كَفَرَ الَّذِينَ قَالُوا إِنَّ اللَّهَ هُوَ الْمَسِيحُ ابْنُ مَرْيَمَ﴾

Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “All-llahu është Mesihu, i biri i Merjemes![12]

Vijon: Imani në të dërguarit

____________________________

Autor: Ibën Uthejmin
“Akidja e EhluSunetit dhe Xhematit”
Përkthimi: Blerand Grubi

Fusnotat:
[1] El-Hadîd: 25.
[2] El-Mâideh: 44.
[3] El-Mâideh: 46.
[4] Âli ‘Imrân: 50.
[5] El-Bekarah: 185.
[6] El-Mâideh: 48.
[7] El-Hixhër: 9.
[8] En-Nisâ: 46.
[9] El-Bekara: 79.
[10] El-En’âm: 91.
[11] Âli ‘Imrân: 78-79.
[12] El-Mâideh: 15-17.

Qëllimi i sjelljes së këtyre ajeteve të fundit është që të qartësohet se Librat që gjenden tek çifutët dhe të krishterët, që të gjithë, janë të shtrembëruar, të deformuar dhe të ndryshuar nga njerëzit. Kurse ajeti i fundit: “Pa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “All-llahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” është pjesë e asaj që e kanë fshehur Ithtarët e Librave, pasi që ata e kanë fshehur që Isai (Krishti) i ka thirrur njerëzit në Monoteizëm – që ta adhurojnë veç Zotin Një, ashtu siç kanë thirrur të gjithë të dërguarit e tjerë. – Shih: Sherh Akideti Ehlis-Sunneti uel-xhema’a, e vetë autorit (sh.p)