…pyetësi tha: “Tani më trego për Orën (e Fundit)!”

Profeti (ﷺ) tha: Personi që pyetet për Orën, nuk di më shumë se ai që pyet

Dijetari el-Feuzân (All-llahu e ruajttë) ka thënë:

Pasi që pjesë e shtyllave të imanit është: imani në Ditën e Fundit (Ahiretin), e cila fillon me ndodhinë e Orës dhe fundin e dynjasë, do të thotë që ndodhia e Orës është fundi i dynjasë dhe fillimi i Ahiretit. Ora është exheli (afati), të cilin All-llahu ia ka caktuar kësaj jete. Kur ai mbaron, ndodh Kiameti.

Besimi në këtë ngjarje është një prej shtyllave të imanit. Ai që dyshon në ndodhinë e Orës, ose e mohon atë, është jobesimtar. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

زَعَمَ الَّذِينَ كَفَرُوا أَن لَّن يُبْعَثُوا ۚ قُلْ بَلَىٰ وَرَبِّي لَتُبْعَثُنَّ ثُمَّ لَتُنَبَّؤُنَّ بِمَا عَمِلْتُمْ ۚ وَذَٰلِكَ عَلَى اللَّهِ يَسِيرٌ

“Jobesimtarët pretendojnë se nuk do të ringjallen! Thuaju: “Po, për Zotin tim, pa dyshim që do të ringjalleni e pastaj, pa dyshim që do të njoftoheni për atë ç’keni bërë!” Dhe kjo është e lehtë për All-llahun. [Et-Tegâbun, 7]

Nuk mjafton që njeriu vetëm të besoj në Ditën e Fundit, por patjetër duhet edhe të punojë për Ditën e Fundit. Duhet të punojë punë të mira, të pendohet për punët e këqija dhe të përgatitet për këtë Ditë. Ky është qëllimi. Kurse veç besimi në Ditën e Fundit, pa u përgatitur dhe pa punuar për të, nuk i bën dobi atij.

Kohën dhe përcaktimin e datës se kur do të ndodhë Ora nuk e di askush përveç All-llahut. All-llahu e ka mbajtur në Diturinë e Tij veç nga të tjerët dhe nuk ua ka zbuluar atë as engjëjve, as të dërguarve. [1]

Profeti (ﷺ) tha: Personi që pyetet për Orën, nuk di më shumë se ai që pyet.

Dijetari Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:

Profeti () ka thënë: Personi që pyetet për Orën…” – e ka për qëllim veten e tij, “…nuk di më shumë se ai që pyet!” – e ka për qëllim Xhibrilin (alejhis-selâm).

Kuptimi i kësaj shprehje është: Kur ti nuk e di, as unë nuk e di. Dhe nuk mund të përgjigjem, sepse vetëm All-llahu ka dijeni për Orën. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

يَسْأَلُكَ النَّاسُ عَنْ السَّاعَةِ قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ السَّاعَةَ تَكُونُ قَرِيبًا

Njerëzit të pyesin për Orën (Kiametin), thuaju: “Vetëm All-llahu ka dijeni mbi atë”. Ku ta dish?! Ndoshta Kiameti mund të jetë afër?! [El-Ahzâb, 63]

Po ashtu ka thënë:

يَسْأَلُونَكَ عَنْ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ رَبِّي لا يُجَلِّيهَا لِوَقْتِهَا إِلاَّ هُوَ ثَقُلَتْ فِي السَّمَوَاتِ وَالأَرْضِ لا تَأْتِيكُمْ إِلاَّ بَغْتَةً يَسْأَلُونَكَ كَأَنَّكَ حَفِيٌّ عَنْهَا قُلْ إِنَّمَا عِلْمُهَا عِنْدَ اللَّهِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لا يَعْلَمُونَ

Ata të pyesin ty (Muhamed) rreth Orës (së Kiametit) se kur është përcaktuar? Thuaju: “Atë e di vetëm Zoti im. Kohën kur do të ndodhë ajo, do ta shfaqë vetëm Ai. Ajo është rënduar shumë në qiej dhe Tokë, do t’u vijë krejtësisht papritmas”. Ata të pyesin, sikur të ishe shumë i interesuar (hulumtues e i dijshëm) për të. Thuaj: “Orën e di vetëm All-llahumirëpo shumica e njerëzve nuk dinë. [El-A’râf, 187]

Prandaj, ne e kemi obligim ta përgënjeshtrojmë çdo person që mundohet ta përcaktojë jetëgjatësinë e dynjasë në të ardhmen. Ai që predikon një gjë të tillë dhe ai që i beson atij, janë jobesimtar.

Kur dëgjojmë ndonjëherë nga disa mashtrues sharlatanë se jetëgjatësia e dynjasë është kaq ose aq vite, në bazë të krahasimeve me kohën e dynjasë që ka kaluar, e kemi për detyrë të themi me gjuhët tona dhe me zemra tona: “Po gënjeni!”.

Ai që u beson fjalëve të tyre është jobesimtar. Sepse, kur i dërguari më i dijshëm i njerëzimit (Muhamedi ) dhe i dërguari më i madh i engjëjve (Xhibrili), që të dy nuk e dinë se kur është Ora, kuptohet që krijesat e tjera nuk mund ta dinë hiq e më hiq. [2]

Vijon: Shenjat e Orës

______________

Burimi:
[1] “El-Minhatur-Rabbanijeh…” f. 88.
[2] “Sherh el-Erba’ine en-Newewijeh” f. 74-75.
Përkthimi: Blerand Grubi