“…pastaj tha: “Tani më trego për Imanin!”

Profeti (ﷺ) tha: “Imani është: të besosh në All-llahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Kaderin (paracaktimin) e së mirës dhe së keqes…”

Imani në Ditën e Fundit

(Ringjallja, fletët e veprave, peshoret, shefati, Haudi, Sirati, Xheneti, Zjarri dhe sprova e varrit)

Besojmë në Ditën e Fundit, e ajo është Dita e Ringjalljes (Kiameti). Dita, të cilën nuk e pason një ditë tjetër. Dita kur të ringjallen njerëzit për të qëndruar përjetësisht, ose në botën e kënaqësisë, ose në botën e dënimit të dhembshëm.

Besojmë në ringjalljen.
All-llahu i Madhëruar i ringjall të vdekurit atëherë kur të frynë Israfili në Sur (Bori) për të dytën herë:

وَنُفِخَ فِي الصُّورِ فَصَعِقَ مَن فِي السَّمَاوَاتِ وَمَن فِي الْأَرْضِ إِلَّا مَن شَاءَ اللَّهُ ۖ ثُمَّ نُفِخَ فِيهِ أُخْرَىٰ فَإِذَا هُمْ قِيَامٌ يَنظُرُونَ

“Kur do t’i fryhet Surit, do të vdesin të gjithë ata që gjenden në qiej dhe në Tokë, përveç atyre që do All-llahu; pastaj do të fryhet për të dytën herë në Sur dhe ata përnjëherë do të ngjallen e do të presin.” [1]

Atëherë, njerëzit do të dalin nga varret e tyre para Zotit të botëve, të zbathur, të zhveshur, me lafshën e organit (të pabërë synet):

كَمَا بَدَأْنَا أَوَّلَ خَلْقٍ نُّعِيدُهُ ۚ وَعْدًا عَلَيْنَا ۚ إِنَّا كُنَّا فَاعِلِينَ

“Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është një premtim që ia kemi detyruar Vetes. Pa dyshim që Ne do ta bëjmë këtë.”[2]

Besojmë në fletët e veprave.
Ato do t’u jepen njerëzve në dorën e djathtë ose pas shpinës në dorën e majtë:

فَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ بِيَمِينِهِ (7) فَسَوْفَ يُحَاسَبُ حِسَابًا يَسِيرًا (8) وَيَنقَلِبُ إِلَىٰ أَهْلِهِ مَسْرُورًا (9) وَأَمَّا مَنْ أُوتِيَ كِتَابَهُ وَرَاءَ ظَهْرِهِ (10) فَسَوْفَ يَدْعُو ثُبُورًا (11) وَيَصْلَىٰ سَعِيرًا (12)

“Ai, të cilit do t’i jepet libri i tij në dorën e djathtë, * do ta ketë të lehtë llogarinë * dhe do të kthehet i gëzuar te të afërmit e tij (në Xhenet). * Kurse ai, të cilit do t’i jepet libri i tij pas shpinës, * do të lutet për të vdekur * dhe në zjarr do të digjet”[3]

وَكُلَّ إِنسَانٍ أَلْزَمْنَاهُ طَائِرَهُ فِي عُنُقِهِ ۖ وَنُخْرِجُ لَهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ كِتَابًا يَلْقَاهُ مَنشُورًا (13) اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَىٰ بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيبًا (14)

Çdo njeriu ia kemi varur në qafë llogarinë për punën e tij dhe Ne, do t’ia paraqesim Ditën e Kiametit librin, që do ta gjejë të hapur * (e do t’i themi): “Lexoje librin tënd! Ti mjafton sot si llogaritar kundër vetvetes![4]

Besojmë në Peshoret.
Ato do të vendosen Ditën e Ringjalljes, ashtu që, askush nuk do të pësojë asnjë padrejtësi;

فَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ خَيْرًا يَرَهُ (7) وَمَن يَعْمَلْ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ شَرًّا يَرَهُ (8)

“Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, * e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.”[5]

فَمَن ثَقُلَتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ (102) وَمَنْ خَفَّتْ مَوَازِينُهُ فَأُولَٰئِكَ الَّذِينَ خَسِرُوا أَنفُسَهُمْ فِي جَهَنَّمَ خَالِدُونَ (103) تَلْفَحُ وُجُوهَهُمُ النَّارُ وَهُمْ فِيهَا كَالِحُونَ (104)

“Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. * Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem. * Zjarri do t’ua përcëllojë fytyrat dhe në të do të ngërdheshen me buzë të shfytyruara (aq sa do t’u duken dhëmbët).”[6]

Besojmë në Shefatin Udhma (Ndërmjetësimin e Madh), i cili është i veçantë vetëm për Profetin Muhamed (). Ai do të ndërmjetësojë tek All-llahu i Lartësuar, me lejen e Tij, që të fillojë gjykimi i njerëzve. Do të ndërmjetësojë atëherë kur t’i godasë një vështirësi dhe vuajtje aq e madhe, sa nuk do të mund ta përballojnë. Ata do të shkojnë (për të kërkuar ndërmjetësim) te Ademi, pastaj te Nuhu, pastaj te Ibrahimi, pastaj te Musai, pastaj tek Isai, e deri sa të përfundojnë tek i Dërguari i All-llahut Muhamedi (sal-lAll-llahu ‘alejhim ue sel-lem). [7]

Besojmë se edhe për ata besimtarë që do të hyjnë në Zjarr, do të ketë shefat që të dalin prej tij. Ky ndërmjetësim i takon Profetit Muhamed (), por edhe profetëve të tjerë, besimtarëve dhe engjëjve.

Besojmë se All-llahu i Lartësuar do të nxjerrë nga Zjarri, gjithashtu, disa grupe të besimtarëve, por jo me shefat të dikujt, po me mirësinë dhe mëshirën e Tij.[8]

Besojmë në Haudin (Pellgun) e të Dërguarit të All-llahut (), uji i të cilit është më i bardhë se qumështi, më i ëmbël se mjalti dhe me aromë më të këndshme se era e myshkut. Gjatësia e tij është një muaj dhe gjerësia një muaj. Enët e tij janë si yjet e qiellit për nga bukuria dhe numri i shumtë. Aty do të vijnë besimtarët e umetit të Muhamedit (), dhe ai që pi prej tij, nuk do të etet më asnjëherë.[9]

Besojmë në Siratin (Rrugën) e ngritur mbi Xhehenem, mbi të cilin do të kalojnë njerëzit në bazë të veprave të tyre; të parët do të kalojnë me shpejtësinë e vetëtimës, ata pas tyre me shpejtësinë e erërave, ata pas tyre me shpejtësinë e zogjve dhe të vrapuesve më të shpejtë – ndërsa Profeti () do të qëndrojë mbi Siratin duke thënë: “يا رب سلم سلم” “O Zot, shpëtoje! Shpëtoje!” – deri sa të zbehen veprat e robërve, atëherë vijnë njerëz që hiqen zvarrë, ndërsa në dy skajet e Siratit do të jenë qentë e lidhur e të urdhëruar dhe do e marrin atë që janë urdhëruar. Disa prej tyre do të shpëtojnë, por të përcëlluar, e disa do të hidhen në Zjarr. [10]

I besojmë çdo lajmi që ka ardhur në Kuran dhe Sunet në lidhje me atë Ditë dhe tmerret e saj. All-llahu na ndihmoftë atë ditë dhe na e lehtësoftë atë, me bujarinë dhe mirësinë e Tij.

Besojmë në Shefatin e Profetit () për banorët e Xhenetit që të hyjnë në të. Edhe kjo është e veçantë për Profetin Muhamed ().

Besojmë në Xhenetin dhe Zjarrin.

Xheneti është bota e kënaqësisë, të cilën All-llahu i Lartësuar e ka përgatitur për besimtarët që i ruhen All-llahut dhe i kanë frikë Atij. Në të ka kënaqësi, të cilat asnjë sy nuk i ka parë, asnjë vesh nuk i ka dëgjuar dhe asnjë njeri nuk i ka imagjinuar:

فَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَّا أُخْفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët (e mira) që kanë bërë.”[11]

Ndërsa Zjarri është bota e dënimit, të cilën All-llahu i Lartësuar ia ka përgatitur jobesimtarëve zullumqarë. Në të ka dënime dhe ndëshkime, që nuk i paramendon askush:

إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا ۚ وَإِن يَسْتَغِيثُوا يُغَاثُوا بِمَاءٍ كَالْمُهْلِ يَشْوِي الْوُجُوهَ ۚ بِئْسَ الشَّرَابُ وَسَاءَتْ مُرْتَفَقًا

“Ne kemi përgatitur për mohuesit keqbërës një zjarr, që do t’i rrethojë nga të gjitha anët (si gardh). Nëse do të kërkojnë ndihmë, do t’u jepet një ujë si llum vaji, që (kur ta afrojnë për të pirë) do t’ua përcëllojë fytyrat. Sa pije e tmerrshme është ajo e sa strehim i keq është ai (Zjarri)!”[12]

Të dyja ato, Xheneti dhe Zjarri, janë të pranishme tani dhe nuk do të shuhen kurrën e kurrës:

وَمَن يُؤْمِن بِاللَّهِ وَيَعْمَلْ صَالِحًا يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ قَدْ أَحْسَنَ اللَّهُ لَهُ رِزْقًا

“Atë që beson All-llahun dhe bën vepra të mira, Ai do ta shpjerë në kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të qëndrojë përgjithmonë. Pa dyshim, All-llahu ka përgatitur për atë risk të mrekullueshëm.”[13]

نَّ اللَّهَ لَعَنَ الْكَافِرِينَ وَأَعَدَّ لَهُمْ سَعِيرًا (64) خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا ۖ لَّا يَجِدُونَ وَلِيًّا وَلَا نَصِيرًا (65) يَوْمَ تُقَلَّبُ وُجُوهُهُمْ فِي النَّارِ يَقُولُونَ يَا لَيْتَنَا أَطَعْنَا اللَّهَ وَأَطَعْنَا الرَّسُولَا (66)

“Vërtetë, All-llahu i ka mallkuar jobesimtarët dhe ka përgatitur për ata zjarr të flakëruar, * në të cilin ata do të qëndrojnë përgjithmonë; aty nuk do të gjejnë as mbrojtës, as ndihmës. * Ditën, kur fytyrat e tyre do të rrotullohen në zjarr, ata do të thonë: “Ah, sikur t’i ishim bindur All-llahut dhe t’i ishim bindur të Dërguarit!”[14]

Besojmë në sprovën e varrit.
Kur i vdekuri të futet në varr, do të merret në pyetje për Zotin e tij, fenë e tij dhe profetin e tij; atëherë All-llahu i forcon besimtarët me Fjalën e Qëndrueshme [15] në këtë botë dhe në botën tjetër (në varr), kurse keqbërësit i shpie në humbje; All-llahu bën ç’të dojë.[16]

Besimtari do të përgjigjet: “Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe profeti im është Muhamedi”, ndërsa jobesimtari dhe hipokriti do të thonë: “Nuk e di. I kam dëgjuar njerëzit duke thënë diçka, atë e thosha edhe unë.”

Besojmë se në varr ka kënaqësi, për besimtarët, të cilëve, engjëjt ua marrin shpirtrat, duke qenë të pastër. U thonë atyre: “Shpëtimi qoftë për ju (selâmun ‘alejkum)! Hyni në Xhenet, për shkak të veprave që keni kryer!”[17]

Besojmë se në varr ka dënim, për keqbërësit jobesimtarë:

وَلَوْ تَرَىٰ إِذِ الظَّالِمُونَ فِي غَمَرَاتِ الْمَوْتِ وَالْمَلَائِكَةُ بَاسِطُو أَيْدِيهِمْ أَخْرِجُوا أَنفُسَكُمُ ۖ الْيَوْمَ تُجْزَوْنَ عَذَابَ الْهُونِ بِمَا كُنتُمْ تَقُولُونَ عَلَى اللَّهِ غَيْرَ الْحَقِّ وَكُنتُمْ عَنْ آيَاتِهِ تَسْتَكْبِرُونَ

“Ah sikur t’i shihje zullumqarët (mohuesit, keqbërësit) gjatë agonisë së vdekjes, kur engjëjt zgjasin duart (duke thënë): “Dorëzoni shpirtrat tuaj! Sot ju do të ndëshkoheni me dënim poshtërues për shkak të të pavërtetave që keni thënë për All-llahun dhe që keni shpërfillur me mendjemadhësi ajetet (provat, shpalljet) e Tij.”[18]

Edhe hadithet lidhur me këtë temë janë të shumta dhe të njohura.

Besimtari e ka obligim të besojë në të gjitha këto të fshehta që janë përcjellë në Kuran dhe Sunet. Atij nuk i lejohet assesi t’i kundërshtojë ato, me pretekstin se bien ndesh me atë çfarë sheh në Dynja. Çështjet e Ahiretit nuk krahasohen me çështjet e Dynjasë, sepse dihet qartë që mes tyre ka dallim të madh.

All-llahu është Ai prej të Cilit kërkojmë ndihmë.

Vijon: Imani në Kader

______________

 

Autor: Ibën Uthejmin
“Akidja e EhluSunetit dhe Xhematit” – me pak shkurtim
Përkthimi: Blerand Grubi