…pastaj tha: “Po më trego për Ihsanin!”

Profeti (ﷺ) tha: “Ihsani është ta adhurosh All-llahun sikur je duke e parë. Nëse ti nuk je duke e parë, (dije se) Ai të sheh ty!” …

Ihsani (bamirësia; përkryerja e veprave) është grada më e lartë (e fetarisë). Nën të është grada e Imanit, ndërsa nën Imanin është grada e Islamit.

Kështu që, çdo mu’min (ai që e ka arritur gradën e imanit) është muslim; çdo muhsin (ai që e ka arritur gradën e ihsanit) është mu’min dhe muslim, por jo çdo muslim është mu’min dhe muhsin. Prandaj te surja el-Huxhurât thuhet:

قَالَتِ ٱلۡأَعۡرَابُ ءَامَنَّاۖ قُل لَّمۡ تُؤۡمِنُواْ وَلَٰكِن قُولُوٓاْ أَسۡلَمۡنَا وَلَمَّا يَدۡخُلِ ٱلۡإِيمَٰنُ فِي قُلُوبِكُمۡۖ

“Arabët e shkretëtirës thonë: “Ne besuam (me iman)”. Thuaju: “Ju nuk keni besuar (nuk e keni plotësuar imanin)! Por më mirë thoni: ‘Ne nënshtrohemi (me Islam)’, pasi imani ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja.”

Në këtë hadith sqarohet se sa e lartë është grada e Ihsanit; aty ku thuhet:

“Ihsani është ta adhurosh All-llahun sikur je duke e parë.” – domethënë: ta adhurosh Atë sikur të ishe duke qëndruar përpara Tij dhe duke e parë. Ai që e arrin këtë (gradë), do t’i kryejë ibadetet në formën më të plotë dhe më të përsosur.

Nëse nuk e arrin këtë gjendje, atëherë e ka për detyrë (së paku) ta kujtojë se atë e shikon All-llahu. E shikon Ai, të Cilit nuk i fshihet asnjë fshehtësi. Në këtë mënyrë, ai frikësohet ta shohë All-llahu aty ku e ka ndaluar dhe vepron (drejtë) që ta shohë aty ku e ka urdhëruar.

Vijon: 
Ora e Kiametit dhe shenjat e saj

______________

Autor: Abdul-Muhsin el-Abbad 
Burimi: “Fet’hul-Kawijjil-Metin…” f. 26
Përkthimi: Blerand Grubi