All-llahu i Madhëruar ka
thënë:
وَمَنْ يَعْشُ عَنْ ذِكْرِ الرَّحْمَنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا
فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ (36) وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ
وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ مُهْتَدُونَ (37) حَتَّى إِذَا جَاءَنَا قَالَ يَا لَيْتَ
بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ (38) وَلَنْ
يَنْفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذْ ظَلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ
(39)
36. Atij që shmanget nga Dhikri i
të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një djall, që do t’i bëhet
shok i pandashëm.
37. Në të vërtetë, djajtë i
shmangin jobesimtarët nga rruga e drejtë, ndonëse ata mendojnë se janë të
udhëzuar drejt.
38. Dhe, kur të vijë te Ne,
(jobesimtari) do t’i thotë (djallit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte
qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i
keq paske qenë ti!”
39. (Atyre do t’u thuhet): “Nuk do
t’ju bëjë dobi juve sot – pasi keni bërë padrejtësi – që ju jeni bashkëpjesëtarë
në dënim”.
Tefsiri i
Sa’dit
All-llahu ka treguar se
çfarë dënimi të fuqishëm ka për njeriun që ia kthen shpinën Dhikrit të All-llahut.
Ka thënë:
وَمَنْ يَعْشُ عن
“Atij që
shmanget nga…” – d.m.th.
e shpërfill dhe largohet nga:
ذِكْرِ الرَّحْمَنِ
“…Dhikri (Këshilla)
e të Gjithëmëshirshmit” – d.m.th.
nga Kurani i madhërishëm, që është mëshira më e madhe me të cilën i ka mëshiruar
i Gjithëmëshirshmi robërit e Vet. Kush e ka pranuar atë, e ka pranuar dhuntinë më
të çmuar dhe e ka plotësuar dëshirën dhe synimin më madhështor.
Kurse kush shmanget nga Kurani
dhe e refuzon, do të dështojë dhe do të humbë me një humbje, pas së cilës nuk
do të shohë më lumturi, kurrën e kurrës. Këtij i Gjithëmëshirshmi do t’ia
caktojë për shok një shejtan rebel, i cili do ta shoqërojë, do t’i japë
premtime, do ta joshë me shpresa dhe do ta yshtë fort që të bëjë gjynahe.
وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ
“Djajtë i
shmangin ata nga udha” – d.m.th.
nga Rruga e Drejtë dhe Feja e Vërtetë;
وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ مُهْتَدُونَ
“ndonëse
ata mendojnë se janë të udhëzuar mirë” –
Mendojnë kështu për shkak se shejtani ua ka zbukuruar dhe stolisur batilin (të kotën)
dhe për shkak se vetë janë shmangur nga haku (e vërteta). Pra janë bashkuar të
dyja (shkaqet).
Nëse dikush pyet: A nuk
është i arsyetuar ky njeri, për shkak se ai ka pasur bindje që është në rrugë
të drejtë, por qe s’ka qenë?
Është thënë (përgjigjja):
Nuk ka arsyetim për këtë njeri dhe për shembujt si ky, pasi burimi i injorancës
së tyre është: shmangia nga Dhikri i All-llahut kur
kanë pasur mundësi të udhëzohen drejt. Ata, edhe pse i kanë pasur mundësitë,
kanë hequr dorë nga udhëzimi dhe e kanë preferuar batilin. Kështu që, gjynahu
është i tyre dhe mëkati është i tyre.
Kjo është gjendja e këtij personi
që ia kthen shpinën Dhikrit të All-llahut; derisa është në dynja me “shokun e pandashëm”
do të jetojë në humbje e lajthitje dhe do t’i përmbysen faktet (do t’i pështjellohet
e vërteta).
Kurse kur të del përpara
All-llahut, në ahiret, gjendja e tij do të jetë absolutisht më e keqja, e ajo
është: do të shfaqë keqardhje, pendim të thellë dhe pikëllim, që nuk ia lehtëson
ta përballojë fatkeqësinë, si dhe do ta shfaqë distancimin nga “shoku i pandashëm”.
Prandaj All-llahu i Lartësuar ka thënë (në vijim):
حَتَّى إِذَا جَاءَنَا قَالَ يَا لَيْتَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ
الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ
38. Dhe, kur të vijë te Ne,
(jobesimtari) do t’i thotë (djallit që e kishte shok): “Ah, sikur të kishte
qenë largësia midis meje dhe teje sa ajo mes lindjes e perëndimit! Sa shok i
keq paske qenë ti!”
Njësoj si te ajetet:
وَيَوْمَ
يَعَضُّ الظَّالِمُ عَلَى يَدَيْهِ يَقُولُ يَا لَيْتَنِي اتَّخَذْتُ مَعَ
الرَّسُولِ سَبِيلا يَا وَيْلَتَى لَيْتَنِي لَمْ أَتَّخِذْ فُلانًا خَلِيلا
لَقَدْ أَضَلَّنِي عَنِ الذِّكْرِ بَعْدَ إِذْ جَاءَنِي وَكَانَ الشَّيْطَانُ
لِلإنْسَانِ خَذُولا
“Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve
të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të
Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Dhikri
(Kurani) që më kishte ardhur!” Në të vërtetë, djalli e braktis gjithmonë
njeriun në çastin e nevojës.” [El-Furkân,
27-29]
Kurse ajeti:
وَلَنْ يَنْفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذْ ظَلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي
الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ
39. (Atyre do t’u thuhet): “Nuk do
t’ju bëjë dobi juve sot – pasi keni bërë padrejtësi – që jeni bashkëpjesëtarë
në dënim”.
– D.m.th. Ditën e
Ringjalljes, nuk do t’ju bëjë dobi bashkëpjesëmarrja në dënim, juve me shokët e
pandashëm e me miqtë e ngushtë (d.m.th. bashkëpjesëmarrja nuk ju lehtëson diçka
dhe secili do ta marrë hakun e plotë të dënimit sh.p.). Kjo për shkak se ju morët
pjesë bashkë në padrejtësi (në dynja), kështu që do të merrni pjesë bashkë edhe
në dënim dhe ndëshkim.
Nuk do t’ju bëjë dobi, gjithashtu,
as edhe ndjenja e ngushëllimit në fatkeqësi. Sepse, kur një fatkeqësi godet në jetën
e dynjasë dhe i prek së bashku më shumë të dënuar, atyre u lehtësohet sadopak
dhe e ngushëllojnë njëri-tjetrin. Kurse fatkeqësia në ahiret përmban veç dënim;
nuk do të ketë as edhe qetësinë më të vogël, madje as edhe këtë qetësim.
Ty të lutemi, o Zoti ynë, të
na dhurosh mirëqenie dhe me mëshirën Tënde të na dhurosh qetësi e rehati!
Përktheu: Blerand Grubi