Shejhul-Islam Tekijjuddin Ebul-Abbas (Ibën Tejmije) është pyetur në lidhje me hadithin e transmetuar:

{إنَّ اللَّهَ قَبَضَ قَبْضَتَيْنِ فَقَالَ: هَذِهِ لِلْجَنَّةِ وَلَا أُبَالِي وَهَذِهِ لِلنَّارِ وَلَا أُبَالِي}

“All-llahu ka kapur dy Grushte (nga pasardhësit e Ademit) dhe ka thënë: “Këta (do t’i çoj) në Xhenet dhe nuk merakosem, kurse këta në Zjarr dhe nuk merakosem!

A është ky hadith i saktë? A i ka kapur All-llahu Vetë, apo e ka urdhëruar ndonjërin prej engjëjve? Ndërsa hadithi tjetër thotë:

{أَنَّ اللَّهَ لَمَّا خَلَقَ آدَمَ أَرَاهُ ذُرِّيَّتَهُ عَنْ الْيَمِينِ وَالشَّمَالِ ثُمَّ قَالَ هَؤُلَاءِ إلَى النَّارِ وَلَا أُبَالِي وَهَؤُلَاءِ إلَى الْجَنَّةِ وَلَا أُبَالِي}

“Kur All-llahu e ka krijuar Ademin, ia ka paraqitur pasardhësit në të djathtë dhe në të majtë, pastaj ka thënë: “Këta (do t’i çoj) në Zjarr dhe nuk merakosem, kurse këta në Xhenet dhe nuk merakosem!”

 

– ky a është në “Sahih”?

Lexojeni përgjigjen e bukur dhe të fuqishme të këtij imami të rrallë të diturisë, Ibën Tejmijes, All-llahu e mëshiroftë: