Pasi që njerëzit janë në nevojë të domosdoshme për adhurim (ibadet), dhe nuk munden vetvetiu ta njohin realitetin e adhurimit që do ta kënaqë All-llahun dhe do të jetë në pajtim me Fenë e Tij, All-llahu nuk ua ka ngarkuar këtë barrë atyre. Porse Ai u dërgoi të Dërguar dhe u zbriti Libra, për t’ua sqaruar konceptin dhe realitetin e këtij ibadeti. Siç ka thënë i Lartësuari:

وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ

“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni All-llahun dhe shmangni idhujt!” [en-Nahl, 36]

Gjithashtu ka thënë:

وَمَا أَرْسَلْنَا مِن قَبْلِكَ مِن رَّسُولٍ إِلَّا نُوحِي إِلَيْهِ أَنَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدُونِ

“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka të adhuruar tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” [el-Enbija’, 25]

Ai që i shmanget adhurimit, të cilin e kanë sqaruar të Dërguarit dhe e kanë sjellë Librat, dhe e adhuron All-llahun me vepra që ia dikton ënda, që ia pëlqen nefsi dhe ia zbukurojnë djajtë njerëz dhe xhinde, ai ka devijuar nga Udha e drejtë. Adhurimi i këtij, në realitet, nuk është adhurim për All-llahun, por është adhurim për ëndjen e vet:

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنِ اتَّبَعَ هَوَاهُ بِغَيْرِ هُدًى مِّنَ اللَّهِ

“E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej All-llahut?” [El-Kasas, 50]

Ky soj i njerëzve është i shumtë dhe në krye të tyre janë të krishterët, bashkë me sektet e devijuara të Umetit tonë. Ata kanë thurur për vete plane dhe mënyra se si ta adhurojnë All-llahun, dhe shumica e riteve të tyre bien në kundërshtim me Ligjet që i ka zbritur All-llahu.

Kjo bëhet e qartë vetëm kur sqarohet koncepti i “adhurimit”, të cilin e ka ligjësuar All-llahu përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij (). Kur ta kuptojmë realitetin e “adhurimit”, bëhet e qartë se çdo çështje që e kundërshton atë, është e pavlefshme. Madje edhe nëse personi që e sjell atë çështje pretendon se ajo të afron tek All-llahu, ajo në të vërtetë të largon prej Tij.

Vijon: “Bazat e adhurimit”

Autor: Sâlih el-Feuzân
Burimi: Dawâbit el-Ibâdeh es-Sahiha.
Përktheu: Blerand Grubi.