Ibadeti, të cilin e ka ligjësuar All-llahu i Lartësuar, ndërtohet mbi baza dhe themele të forta, të cilat përmblidhen si në vijim:

E para: Ibadeti është teukîfî (i vendosur, i paprekshëm) – domethënë që nuk ka në të hapësirë për ideja, por patjetër duhet që ligjvënësi i tij të jetë All-llahu i Madhëruar. Siç i ka thënë Profetit të Tij:

فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلاَ تَطْغَوْا

Prandaj qëndro i patundur në udhën e drejtë, ashtu siç je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos i kaloni kufijtë…” [Hud, 112]

All-llahu i Lartësuar ka thënë gjithashtu:

ثُمّ جَعَلنَاكَ عَلَى شَريعَةٍ مِنَ الأمرِ فاتّبِعها ولا تَتّبعِ أهَواءَ الذينَ لا يَعلمُون

“Dhe tani, Ne të kemi vendosur ty në legjislacion (metodologji) të qartë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë!” [el-Xhâthijeh, 17]

Dhe i ka thënë Profetit të Tij të thotë:

إِنْ أَتَّبِعُ إِلاَّ مَا يُوحَى إِلَيَّ

“Unë ndjek vetëm atë që më shpallet” [el-En’âm, 50]

E dyta: Ibadeti patjetër duhet të jetë i pastër nga papastërtitë e shirkut (shpifjes se All-llahu ka ortakë në meritën e adhurimit), siç ka thënë i Lartësuari:

فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً

“Kështu, kush shpreson takimin me Zotin e vet, le të bëjë vepra të mira dhe të mos i shoqërojë askënd në adhurim Zotit të vet!” [el-Kehf, 110]

Nëse diçka nga shirku përzihet me adhurimin, adhurimi bëhet i pavlefshëm. Siç ka thënë i Lartësuari:

وَلَو أشرَكُوا لَحَبِط عَنهُم مَا كانُوا يَعَملُون

“Por, nëse ata adhurojnë të adhuruar të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” [el-En’âm, 88]

Gjithashtu ka thënë:

وَلَقَدْ أُوحِيَ إِلَيْكَ وَإِلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكَ لَئِنْ أَشْرَكْتَ لَيَحْبَطَنَّ عَمَلُكَ وَلَتَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ * بَلِ اللَّهَ فَاعْبُدْ وَكُن مِّنْ الشَّاكِرِينَ

“Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron All-llahut diçka tjetër (në adhurim), pa dyshim që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit. Prandaj, adhuro vetëm All-llahun dhe bëhu falënderues!” [ez-Zumer, 65-66]

E treta: Është e domosdoshme që, shembulli ynë në ibadet dhe sqaruesi i ibadetit, të jetë: i Dërguari i All-llahut (). Siç ka thënë All-llahu:

لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللَّهِ أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ

“Në të Dërguarin e All-llahut ka një shembull të mrekullueshëm” [el-Ahzâb, 21]

Dhe ka thënë, gjithashtu:

ومَاءَ اتاكُمُ الرّسُولُ فَخُذُوهُ وما نَهاكُم عَنهُ فانَتّهُوا

“Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” [el-Hashr, 7]

Profeti () ka thënë:

مَنْ عَمِلَ عملاً ليس عليه أمرُنا فهو رَدٌّ

“Kush bën një vepër që nuk gjendet në fenë tonë (që nuk e kemi urdhëruar), ajo i refuzohet.” [Transm. Muslimi]

Në një transmetim tjetër ka thënë:

من أحدثَ في أمرِنا هذا ما ليس منه فهو رَدٌ

“Kush shpik në fenë tonë diçka që s’është prej saj, ajo i refuzohet.” [Transm. Buhariu dhe Muslimi]

Në një hadith tjetër ka thënë:

صَلُّوا كما رأيتموني أصلي

“Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur!” [Transm. Buhariu]

Gjithashtu ka thënë:

خذوا عني مناسِكَكمُ

“Merrni (mësoni) nga unë ritet tuaja të haxhit!” [Transm. Muslimi]

Dhe shumë tekste të tjera, që janë argument se ndjekja e të Dërguarit () dhe askujt tjetër, është e detyrueshme.

E katërta: Ibadeti është i kufizuar me kohë të caktuar dhe me masë (numër, sasi, formë) të caktuar. Nuk lejohet të kalohen këto kufij dhe as të shkelen.

Për shembull: namazi. All-llahu i Lartësuar ka thënë për të:

إن الصّلاةَ كانَتَ على المُؤمِنِينَ كِتاباً مَوقُوتاً

“…namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” [En-Nisâ’, 103]

Shembulli tjetër: haxhi, për të cilin i Lartësuari ka thënë:

الحَجُ أشهُرٌ مَعلومَاتٌ

“Koha e haxhit është në muaj të caktuar.” [El-Bekara, 197]

Shembulli tjetër: agjërimi, për të cilin All-llahu ka thënë:

شَهرُ رمَضَانَ الّذي أنزلَ فيهِ القُرءَانُ هُدًى للنّاسِ وبَيناتٍ مِنَ الهُدى والفُرقان فَمنَ شَهدَ مِنكُمُ الشَهرَ فليَصُمهُ

“Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!” [El-Bekara, 185]

Domethënë: këto ibadete nuk pranohen nëse kryhen jashtë kohës/vendit të tyre të caktuar.

E pesta: Adhurimi patjetër duhet të jetë i bazuar në dashurinë ndaj All-llahut të Madhëruar, në përulësinë para Tij, në frikën prej Tij dhe në shpresën tek Ai. All-llahu i Lartësuar ka thënë:

أولئِكَ الّذِينَ يَدعُونَ يَبتَغُونَ إلى رَبِهِمُ الوَسِيلَةَ أيّهُم أقرَبُ وَيَرجُونَ رَحمَتَهُ ويًخافُونَ عَذابَهُ

“Vetë ata (profetët, njerëzit e mirë, engjëjt) që idhujtarët u luten, kërkojnë t’i afrohen Zotit të tyre (dhe garojnë) se kush është më i afërt, duke shpresuar mëshirën e Tij dhe duke iu frikësuar dënimit të Tij.” [El-Isrâ’, 57]

All-llahu i Lartësuar ka thënë për profetët e Tij:

إنّهُم كَانُوا يُسَارِعُونَ في الخَيَراتِ ويَدَعُونَنَا رَغَباً وَرَهَباً وكانُوا لنا خَاشِعِينَ

“Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” [El-Enbijâ’, 90]

Ka thënë gjithashtu:

قُلْ إِن كُنتُمْ تُحِبُّونَ اللّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ * قُلْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَالرَّسُولَ فإِن تَوَلَّوْاْ فَإِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبُّ الْكَافِرِينَ

“Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni All-llahun, atëherë më ndiqni mua, që All-llahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! All-llahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë”. Thuaju: “Bindjuni All-llahut dhe të Dërguarit!” Në qoftë se kthejnë shpinën, (dijeni se) All-llahu, me të vërtetë, nuk i do jobesimtarët.” [Al ‘Imrân, 31-32]

All-llahu këtu i ka përmendur shenjat (që tregojnë vërtetësinë) e dashurisë ndaj All-llahut dhe frytet e saj.

Shenjat e dashurisë ndaj All-llahut janë: ndjekja e të Dërguarit (), si dhe bindja ndaj All-llahut dhe bindja ndaj të Dërguarit.

Kurse frytet e saj janë: arritja e dashurisë së All-llahut ndaj tij, falja e gjynaheve dhe mëshira prej Tij.

E gjashta: Njeriu, të cilin e kap ligji, asnjëherë nuk lirohet nga përgjegjësia e adhurimit, që prej kohës së pubertetit, nëse është me mend, deri në vdekje. All-llahu i Madhëruar ka thënë:

وَلاَ تَمُوتُنَّ إِلاَّ وَأَنتُم مُّسْلِمُونَ

“…mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë – të nënshtruar ndaj Atij!” [Al ‘Imrân, 102]

Dhe ka thënë:

واعَبدَ ربَكَ حتَى يأتِيك الَيقِين

“Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë e sigurta (vdekja)!” [el-Hixhr, 99]


Autor: Sâlih el-Feuzân
Burimi: Dawâbit el-Ibâdeh es-Sahiha.
Përktheu: Blerand Grubi.