Hadithi i dytë
Umeri (radijAll-llahu anhu), gjithashtu, ka thënë:
“Përderisa ishim te i Dërguari (ﷺ) një ditë, na u paraqit një njeri me rroba shumë të bardha, me flokë shumë të zinj. Nuk shihej tek ai asnjë shenjë e udhëtarit dhe nuk e njihte asnjë prej nesh.
(Eci) deri sa u ul te Profeti (ﷺ). I drejtoi gjunjët pranë gjunjëve të tij, i vendosi duart mbi kofshët e tij dhe tha: “O Muhammed, më trego për Islamin!”
Profeti (ﷺ) tha:
“Islami është: të dëshmosh se s’ka të adhuruar të drejtë veç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguari i All-llahut, ta kryesh namazin, ta japësh zekatin, ta agjërosh Ramazanin dhe, nëse ke mundësi, ta bësh haxhin në Shtëpinë (e Shenjtë).”
Pyetësi tha: “Të vërtetën e the.” – Ndërsa ne u çuditëm: po e pyet dhe po ia vërteton! Pastaj tha: “Tani më trego për Imanin!”
Profeti (ﷺ) tha: “Imani është: të besosh në All-llahun, në engjëjt e Tij, në Librat e Tij, në të dërguarit e Tij, në Ditën e Fundit dhe të besosh në Kaderin (paracaktimin) e së mirës dhe së keqes.”
Pyetësi tha: “Të vërtetën e the!” Pastaj tha: “Po më trego për Ihsanin!”
Profeti (ﷺ) tha: “Ihsani është ta adhurosh All-llahun sikur je duke e parë. Nëse ti nuk je duke e parë, (dije se) Ai të sheh ty. ”
Pyetësi tha: “Tani më trego për Orën (e Fundit)!”
Profeti (ﷺ) tha: “I pyeturi për Orën nuk di më shumë se pyetësi!”
Ai tha: “Atëherë më trego për shenjat e saj!”
Profeti tha: “Kur robëresha ta lindë të zonjën e vet, e kur t’i shohësh këta të zbathur, të paveshur, të varfër e barinj dhensh, duke u shtyrë për ndërtesa më të larta.”
Pastaj u largua. Pasi kaloi një kohë, Profeti (ﷺ) më tha: “O Umer, a e di se kush ishte ky pyetësi?”
I thashë: “All-llahu dhe i dërguari i Tij e dinë më së miri!”
Profeti (ﷺ) tha: “Ky ishte Xhibrili! Erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.”
[Përcjellë nga Muslimi]
Shpjegimi i hadithit
2.1 Ardhja e engjëllit
Xhibril
2.2 Çfarë është Islami?
2.3 Çfarë është Imani?
2.4 Çfarë është Ihsani?
2.5 Ora e
Kiametit
2.1
Ardhja e engjëllit Xhibril
Ky hadith dëshmon se
engjëjt u vinë njerëzve në formë të njerëzve. Në Kuran përmenden edhe shembuj
të tjerë si ky, siç është ardhja e Xhibrilit tek Merjemja në formën e njeriut
dhe ardhja e disa engjëjve tek Ibrahimi dhe Luti në formën e njerëzve.
Nga ardhja e Xhibrilit
tek i Dërguari (ﷺ) dhe nga përshkrimi i uljes përpara tij
mësohen disa norma morale (pastërtia, modestia…), të cilat duhet t’i
respektojnë kërkuesit e dijes përpara mësuesit.
Gjithashtu mësohet se
pyetësi nuk e ka patjetër të pyesë vetëm për gjërat që nuk i di, por duhet të
pyesë edhe për gjërat që i di, me qëllim që ta dëgjojnë të pranishmit
përgjigjen.
Prandaj Profeti (ﷺ), në fund të hadithit, ia atribuoi mësimdhënien Xhibrilit, duke
thënë: “Ky ishte Xhibrili! Erdhi t’jua mësojë fenë tuaj.” Mësimi në fakt
doli nga Profeti (ﷺ), sepse ai e dha përgjigjen, mirëpo iu
atribuua Xhibrilit, sepse ai ishte shkaktari.
I Dërguari (ﷺ), kur u pyet për Islamin, e shpjegoi atë me gjëra të dukshme,
pasi kjo i përshtatet fjalës “islâm”, i cili e ka kuptimin: “Dorëzim dhe
nënshtrim ndaj All-llahut”.
Ndërsa Imanin e ka
shpjeguar me gjëra të brendshme, sepse kjo i përshtatet fjalës “îmân”, i cili e ka kuptimin: “besim dhe
pohim (që sjell pranim dhe nënshtrim)”.
Shtyllat
e Islamit
Gjëja e parë, me të
cilën është shpjeguar Islami është dëshmia “Lâ ilâhe il-lAll-llâh” dhe dëshmia
“Muhammedun RasûlUll-llâh”.
Këto dy dëshmi janë të
lidhura me njëra-tjetrën dhe janë të detyrueshme për secilin njeri dhe xhind,
prej kohës kur është shpallur Mesazhi i të Dërguarit Muhamed (ﷺ) deri kur të ndodhë Ora. Ai që nuk beson në Muhamedin (ﷺ) do të jetë prej banorëve të Zjarrit, sepse Profeti (ﷺ) ka thënë:
” والذي نفس محمد بيده، لا يسمع بي أحد من هذه الأمة
يهودي، ولا نصراني، ثم يموت ولم يؤمن بالذي أرسلت به، إلا كان من أصحاب النار “
“Pasha
Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit! Çdonjëri që dëgjon për mua
nga ky umet[1],
qoftë çifut apo i krishterë, pastaj vdes pa besuar në shpalljen që më ka
zbritur, pa dyshim do të jetë prej banorëve të Zjarrit!” [2]
Çfarë
do të thotë: “Lâ ilâhe il-lAll-llâh”?
“Lâ ilâhe
il-lAll-llâh” do të thotë: “Nuk ka të adhuruar të drejtë veç All-llahut”, dhe
ajo përmban dy shtylla:
1. Mohim i
përgjithshëm në fillim
2. Pohim i veçantë në fund.
Në fillim, pra,
mohohet e drejta e adhurimit ndaj kujtdo qoftë, krahas All-llahut, ndërsa në
fund pohohet e drejta e adhurimit vetëm për All-llahun, i Cili është Një e i
pashoq.
Çfarë do
të thotë dëshmia “Muhammedun
RasûlUll-llâh”?
Kur një njeri dëshmon
vërtet se Muhamedi është i dërguar i All-llahut, kjo nënkupton se ai:
[1] e do Muhamedin (ﷺ) më shumë se çdo krijese tjetër;
[2] i bindet atij për
çdo gjë që e ka urdhëruar;
[3] i largohet çdo
gjëje që e ka ndaluar;
[4] i beson çdo fjale
që e ka treguar, pavarësisht a është për të kaluarën, për të ardhmen, apo për
diçka që ekziston tani e që nuk shihet dhe nuk perceptohet, dhe
[5] e adhuron
All-llahun vetëm në përputhje me të Vërtetën dhe Udhëzimin që e ka sjellë
Muhamedi ﷺ (e jo me rite dhe ibadete të shpikura pas tij).
Domethënë, kryerja e
adhurimit pastër për All-llahun dhe ndjekja e udhëzimeve të të Dërguarit (ﷺ) janë kërkesa (bazë) e dëshmisë: “Lâ ilâhe il-lAll-llâh
Muhammedun RasûlUll-llâh”.
Çdo vepër, përmes së
cilës njeriu dëshiron t’i afrohet All-llahut, duhet patjetër të jetë e kushtuar
pastër për All-llahun dhe të jetë në përputhje me Sunetin e të Dërguarit të
All-llahut (ﷺ).
Nëse nuk i kushtohet
pastër All-llahut, vepra refuzohet, sepse All-llahu (azze ue xhel-le) ka thënë:
وَقَدِمْنَا
إِلَى مَا عَمِلُوا مِنْ عَمَلٍ فَجَعَلْنَاهُ هَبَاءً مَنْثُوراً (23)
“Ne
do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.”
Njëjtë edhe kur vepra
nuk gjendet në Sunetin e të Dërguarit (ﷺ), ajo i
refuzohet, sepse i Dërguari (ﷺ) ka thënë:
“من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد“
“Kush
bën një vepër që nuk e kemi urdhëruar, ajo i refuzohet!” [3]
Për shtyllat e tjera
të Islamit: namazin, zekatin, agjërimin dhe haxhin, do të flitet më shumë tek
shpjegimi i hadithit të tretë:
“Islami është ndërtuar mbi pesë (shtylla)…”
Vijon: 2.3
Çfarë është Imani?
_________________
Fusnotat:
[1] Me fjalën “umet” këtu nuk është për
qëllim “umeti i pranimit”, të cilët e kanë pranuar Islamin, por është për
qëllim “umeti i thirrjes”, të cilët duhet t’i përgjigjen thirrjes
së Profetit Muhamed (ﷺ), e
ata janë: i gjithë njerëzimi prej kohës së tij, deri në Ditën e Fundit
(përkthyesi).
[2] Transmeton Muslimi, 240.
[3] Transmeton
Muslimi, 3329.