Islami ka dy kuptime:
1. Islami me kuptimin e përgjithshëm – i cili do të thotë: dorëzim dhe nënshtrim ndaj All-llahut në ligjet që i ka shpallur [1]. Dhe kjo ndryshon varësisht prej sheriatit (legjislacionit) që ka zbritur; për shembull: ndjekësit e Isait (Jezusit), në kohën kur sheriati i tij ishte në fuqi, quhen muslimanë;
قَالَ الْحَوَارِيُّونَ نَحْنُ أَنْصَارُ اللَّهِ آمَنَّا بِاللَّهِ وَاشْهَدْ بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
“havarijunët (shokët e ngushtë të Isait) thanë: “Ne jemi ndihmuesit e (fesë së) All-llahut. Ne e besojmë All-llahun e ti dëshmo se ne jemi muslimanë (d.m.th. dëshmo o Isa se ne i jemi nënshtruar Atij).”
Edhe Musai (alejhis-selam) i ka thënë ndjekësve të tij:
إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُسْلِمِينَ (84)
“Nëse besoni All-llahun, mbështetuni tek Ai, nëse jeni muslimanë (të nënshtruar ndaj Tij me bindje)!”
Kështu ka thënë edhe Ibrahimi, kështu ka thënë edhe Jakubi:
وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلَا تَمُوتُنَّ إِلَّا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ
“Ibrahimi ua dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, All-llahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë (të nënshtruar ndaj Atij)!”
Kështu ka thënë edhe mbretëresha e Sebe’it:
رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (44)
“O Zoti im, me të vërtetë unë e paskam dëmtuar veten dhe tani, bashkë me Sulejmanin e pranoj Islamin – i dorëzohem All-llahut – Zotit të botëve!”
Kurse pas dërgesës së të Dërguarit Muhamed (ﷺ), Islami fiton një kuptim të veçantë, e ai është: “Sheriati i të Dërguarit Muhamed” dhe asnjë tjetër. All-llahu i Lartësuar nuk është i kënaqur me asnjë fe tjetër. Ai ka thënë:
وَمَنْ يَبْتَغِ غَيْرَ الْإِسْلَامِ دِينًا فَلَنْ يُقْبَلَ مِنْهُ
“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet”
Ka disa njerëz të dobët sot, të cilët mundohen t’i afrohen të krishterëve duke e quajtur fenë e tyre “fe qiellore”, dhe gjithashtu jehudëve, duke quajtur fenë e tyre “fe qiellore”. Ne themi: Po, (në bazë) ato janë fe qiellore, mirëpo në to ka ndryshime, deformime dhe shtrembërime. Kjo, nga njëri aspekt. Kurse nga aspekti tjetër, (edhe sikur të ishin ruajtur nga shtrembërimi) këto fe qiellore i ka shfuqizuar Ai që i ka ligjësuar, e Ai është All-llahu i Lartësuar. Me çfarë i ka shfuqizuar? Me Mesazhin e Muhamedit (ﷺ). Kështu që, Feja Qiellore e vetme e pranuar tek All-llahu është Islami.
Autor: Ibën Uthejmin
Përktheu: Blerand Grubi
Burimi: kliko
__________________
Shënim nga përkthyesi:
[1] Një prej definicioneve më të njohura për Islamin është: “Dorëzimi ndaj All-llahut me Teuhid (duke e besuar Njëshmërinë e Tij në çdo aspekt), nënshtrimi ndaj Tij me bindje dhe distancimi nga shirku dhe njerëzit e tij.”
[2] Profeti Muhammed (ﷺ) ka thënë:
((والذي نفس محمد بيده لا يسمع بي أحد من هذه الأمة يهودي ولا نصراني ثم يموت ولم يؤمن بالذي أرسلت به إلا كان من أصحاب النار))
“Pasha Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit! Çdo person nga ky Umet (i thirrjes), qoftë jehudi apo i krishterë, i cili dëgjon për mua dhe pastaj vdes pa besuar në shpalljen që më është zbritur, pa dyshim që do të jetë prej njerëzve të Zjarrit!”