Çdo lavd i takon All-llahut, i Cili është Një. Salavatet dhe selamet qofshin për robin dhe të dërguarin e Tij Muhamedin, si dhe për familjen dhe shokët e tij!

Më pas:

Këto janë disa shënime përmbledhëse që e shpjegojnë formën e namazit të Profetit () dhe desha t’ia ofroj çdo muslimani dhe muslimaneje, me qëllim që të përpiqet çdonjëri prej lexuesve ta pasojë shembullin e Profetit () në këtë çështje, sepse Profeti () ka thënë:

“صلوا كما رأيتموني أصلي”

“Faluni ashtu siç më keni parë mua duke u falur!” [1]

Në vijim, lexuesit po ia ofrojmë shpjegimin:

      1. Duhet ta plotësojë avdesin – d.m.th. merr avdes ashtu siç e ka urdhëruar All-llahu, duke u bazuar në Fjalët e Tij:

يا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْ

“O besimtarë! Kur doni të falni namaz, lani fytyrën dhe duart deri në bërryla, kurse kokën fshijeni (me dorë të lagët); lani edhe këmbët deri në nyje.”[2]

Duke u bazuar, gjithashtu, në fjalët e Profetit ():

“لا تقبل صلاة بغير طهور، ولا صدقة من غلول

“Nuk pranohet asnjë namaz pa u pastruar dhe asnjë sadaka nga mashtruesi (vjedhësi i presë së luftës)” [3]

Dhe duke u bazuar në fjalët që ia ka drejtuar Profeti () personit që është falur keq:

“إذا قمت إلى الصلاة فأسبغ الوضوء…”

“Kur dëshiron të falësh namaz, plotësoje avdesin…” [4]

2. Drejtohet kah kibla – e ajo është Qabja. Drejtohet kah ajo kudo që të jetë, me tërë trupin e tij, duke synuar me zemër faljen e atij namazi që dëshiron, qoftë obligim (farz) apo vullnetar (nafile). Nijetin nuk duhet ta shqiptojë me gojë, për arsye se shqiptimi i nijetit me gojë është bidat (i shpikur e i paligjshëm), pasi këtë nuk e ka bërë Profeti () dhe as shoqëruesit e tij (sahabët – All-llahu qoftë i kënaqur me ta).

Është sunet (parapëlqehet) për falësin, kur prin në namaz si imam ose kur falet vetëm, që të vendosë përpara tij një sutrah (pengesë) dhe të falet drejt saj, për shkak se kështu ka urdhëruar Profeti ().

Kthimi kah kibla është kusht që të pranohet namazi, përveç në disa raste të caktuara që bëjnë përjashtim, e që janë shpjeguar në librat e dijetarëve.

3. E thotë tekbirin e ihramit (hyrjes në namaz): “All-llâhu Ekber” duke e drejtuar shikimin te vendi ku do të bjerë në sexhde.

4. Gjatë tekbirit i ngre duart paralelisht me supet ose përballë (në lartësinë e) veshëve.

5. Duart i vë mbi gjoks, duke e vënë dorën e djathtë mbi shpinën e dorës së majtë, mbi kyçin dhe mbi parakrahun e saj, sepse kështu qëndron në hadithet e sakta të Profetit (). [5]

6. Është sunet ta lexojë Duanë e Hapjes, e ajo është:

“اللهُمَّ باعِدْ بَينِي وَبَيْنَ خَطايايَ كَما باعَدْتَ بَيْنَ المَشْرِقِ والمَغْرِبِ، اللهم نَقِّنِي مِنْ خَطايايَ كَما يُنَقَّى الثَّوبُ الأَبْيَضُ مِنَ الدَّنَسِ، اللهُمَّ اغْسِلْنِي مِنْ خطايايَ بِالمَاءِ والثَّلْجِ والبَرَد”

[All-llâhumme bâ’id bejnî we bejne khatâjâje kemâ bâ’adte bejnel-meshriki wel-mağrib. All-llâhumme nekkinî min khatâjâje kemâ junekkath-theubul-ebjadmined-denes! All-llâhummeğsilnî min khatâjâje bil-mâi weth-thelxhi wel-berad]

“O All-llah! Më largo nga gabimet e mia ashtu siç e ke larguar lindjen nga perëndimi! O All-llah, më pastro nga gabimet e mia ashtu siç pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia. O All-llah, më laj nga gabimet e mia me ujë, borë dhe breshër!” [6]

Nëse do, në vend të kësaj mund të thotë:

“سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ وَبِحَمْدِكَ وَتَبَارَكَ اسْمُكَ وَتَعَالَى جَدُّكَ وَلاَ إِلَهَ غَيْرُكَ”
[Subh
âneKell-llâhumme we bihamdiKe, we tebârake’smuKe we te’âlâ xhedduKe, we lâ ilâhe ğajruK]

“Të lartësojmë o All-llah dhe të përlëvdojmë, bekimi dhe begatia arrihet me Emrin Tënd, e Lartësuar është Madhështia Jote dhe nuk ka të adhuruar të drejtë veç Teje.”

Pastaj duhet të thotë:

أَعُوْذُ بِاللهِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيم
[E’ûdhu bil-lâhi minesh-shejtânir-raxhîm]
Kërkoj strehim tek All-llahu (të më mbrojë) nga djalli i mallkuar

بِسمِ اللهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيم
[Bismil-l
âhir-Rahmânir-Rahîm]
(Filloj; lexoj…) me Emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Dhe e lexon suren el-Fâtiha, sepse Profeti () ka thënë:

“لا صلاة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب”
“Nuk ka namaz ai që nuk e lexon Fâtihatul-Kitâb (Çelësin e Librit)”. [7]

[Surja el-Fâtiha] [8]

[El-hamdu lil-lâhi Rabbil-‘âlemîn]
“E gjithë lavdia i takon All-llahut, Zotit të krijesave

[Er-Rahmânir-Rahîm]
Të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

[Mâliki jeumid-dîn]
Sunduesit të Ditës së Gjykimit.

[Ijjâke neabudu we ijjâke neste’în]
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.

[Ihdinâs-sirâtal-mustekîm]
Udhëzona në rrugën e drejtë!

[Sirâtal-ledhîne en’amte ‘alejhim]
Në rrugën e atyre që u ke dhuruar mirësi

 [ģajril-meģdûbi alejhim we leddâl-lîn]
 …e jo në të atyre që kanë shkaktuar zemërimin Tënd as në të atyre që janë të humbur!”

Pas kësaj thotë: “Âmîn!”, me zë në namazet e zëshme dhe pa zë në namazet e pazëshme. Mandej ai lexon sa ka mundësi nga Kurani. Më së miri është që në namazin e drekës, ikindisë dhe jacisë të lexojë nga suret e mesme të Mufassalit[9], në namazin e sabahut të lexojë nga të gjatat e tij, ndërsa në namazin e akshamit të lexojë nga suret e shkurtra të tij, e ndonjëherë edhe nga të gjatat dhe të mesmet – d.m.th. në namazin e akshamit – siç qëndron në transmetimet autentike të Profetit (). Namazi i ikindisë kërkohet që të jetë më i shkurtër se namazi i drekës.

7. Përkulet në ruku duke i ngritur duart paralel me supet ose veshët. Kokën e bën drejtë me shpinën, ndërsa duart i vë mbi gjunjët e tij, duke i hapur gishtërinjtë.

Qetësohet në ruku dhe thotë:

“سُبْحانَ رَبِّيَ العَظِيم”
[Subhâne Rabbijel-‘Adhîm]
“I Lartësuar (i Pastër nga çdo e metë) është Zoti im i Madhërishëm”.

Më së miri është që ta përsëritë këtë tri herë ose më shumë. Është e pëlqyeshme që bashkë me këtë të thotë edhe:

“سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ. اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي”
[SubhâneKe All-llâhumme Rabbenâ we bihamdiKe. All-llâhummeğfir lî!]
“Të lartësojmë Ty o All-llah, Zoti ynë, dhe të përlëvdojmë. O All-llah më fal mua!”

8. E ngre kokën nga rukuja duke i ngritur duart paralel me supet ose veshët dhe duke thënë:

“سَمِعَ اللهُ لِمَنْ حَمِدَه”
[Semi
All-llâhu li-men hamideH]
“All-llahu e dëgjoi (dhe i përgjigjet) atij që e lavdëroi Atë”

Këtë e thotë kur është imam ose kur falet vetëm.
Pasi të ngrihet në këmbë thotë:

“رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ حَمْداً كَثِيراً طَيِّباً مُبَارَكاً فِيهِ”
[Rabbenâ we lekel-hamdu hamden kethîran tajjiben mubâraken fîh]
“O Zoti ynë! Ty të përket e tërë lavdia; lavdi e shumtë, e çiltër dhe e bekuar (e pafund),

مِلْءَ السَّمَاوَاتِ وَمِلْءَ الأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَمِلْءَ مَا شِئْتَ مِنْ شَيْءٍ بَعْدُ
[miles-semâwâti we milel-erdi we mâ bejnehumâ we mil’e mâ shi’te min shej’in ba’d].
 (lavdi) sa gjithë qiejt, sa gjithë Toka dhe çka mes tyre, si dhe sa gjitha ato (krijesat) e mëpasshme që Ti dëshiron”.

Mirë është nëse kësaj ia shton edhe:

 أَهْلَ الثَّنَاءِ وَالْمَجْدِ أَحَقُّ مَا قَالَ الْعَبْدُ – وَكُلُّنَا لَكَ عَبْدٌ – اللَّهُمَّ لاَ مَانِعَ لِمَا أَعْطَيْتَ وَلاَ مُعْطِيَ لِمَا مَنَعْتَ وَلاَ يَنْفَعُ ذَا الْجَدِّ مِنْكَ الْجَد
[Ehleth-thenâi wel-mexhd! Ehakku mâ kâlel-‘abdu, we kul-lunâ leKe ‘abd –  All-llâhumme lâ mâni’a limâ e’atajte we lâ mu’ëtije limâ mena’te we lâ jenfa’u dhel-xheddi minkel-xhedd]

“… (o) i Denji për lavdërim dhe madhështi! Më e drejta që e thotë robi – ndërsa të gjithë ne jemi robërit e Tu – (është:) o All-llah, s’ka gjë që e ndalon atë që Ti e ke dhuruar dhe s’ka gjë që e dhuron atë që Ti e ke ndaluar. Atij që ka pasuri nuk i bën dobi tek Ti pasuria!”

– sepse kjo është transmetuar nga Profeti () në disa hadithe autentike.

Kurse ai që falet pas imamit, kur të ngrihet thotë (vetëm): “Rabbenâ we lekel-hamd…” – deri në fund të duasë që e përmendëm.

Në këtë pozitë, është e pëlqyeshme që të dy ata – d.m.th. edhe imami edhe ai që falet pas imamit – t’i vendosin duart mbi gjoks, ashtu siç vepruan gjatë qëndrimit në këmbë para rukusë, për shkak se kjo kuptohet nga hadithet autentike të Profetit (), të transmetuara nga Uâil ibën Huxhri dhe Sehl ibën Sa’di (All-llahu qoftë i Kënaqur me ta).

      9. Bie në sexhde duke thënë “All-llâhu Ekber” dhe duke i vendosur gjunjët (në tokë) para duarve, nëse ka mundësi ta bëjë. Nëse e ka të vështirë, atëherë i jep përparësi duarve para gjunjëve. Gishtat e këmbëve dhe të duarve duhet t’i drejtojë kah Kibla, duke i bashkuar gishtat e duarve.

Kështu, ai do të jetë në sexhde me shtatë pjesët e caktuara të trupit: ballin bashkë me hundën, dy duart, dy gjunjët dhe brendësinë e gishtave të të dy këmbëve.

Në sexhde thotë:

“سُبْحانَ رَبِّيَ الأَعْلَى”
[Subhâne Rabbijel-E’alâ]
“I Lartësuar (e i pastër nga çdo e metë) është Zoti im më i Larti!”

E përsërit këtë tri herë ose më shumë.

Është e pëlqyeshme, gjithashtu, që bashkë me këtë të thotë edhe:

“سُبْحَانَكَ اللَّهُمَّ رَبَّنَا وَبِحَمْدِكَ. اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي”
[SubhâneKell-llâhumme Rabbenâ we bihamdiKe. All-llâhummeğfir lî!]
“Të lartësojmë Ty, o All-llah, Zoti ynë, dhe të përlëvdojmë. O All-llah më fal mua!”

Në sexhde bën sa më shumë dua, për shkak se Profeti () ka thënë:

“أما الركوع فعظموا فيه الرب وأما السجود فاجتهدوا في الدعاء فقمن أن يستجاب لكم”

“Në ruku madhërojeni Zotin, ndërsa në sexhde përpiquni më shumë të bëni dua, se aty është vendi më i denjë (i përshtatshëm) ku ju pranohet duaja!” [10]

Gjithashtu ka thënë:

أقرب ما يكون العبد من ربه، وهو ساجد، فأكثروا الدعاء

“Robi, më së afërmi me Zotin e tij është kur gjendet në sexhde, prandaj shtojeni duanë!” [11]

– Të dyja i ka transmetuar Muslimi.

Dhe i lutet Zotit të tij, për veten dhe për muslimanët e tjerë, t’i japë nga të mirat e dynjasë dhe ahiretit, pavarësisht a është namazi farz apo vullnetar.

Gjatë sexhdes, duhet t’i largojë krahët nga beli, ta largojë barkun nga kofshët dhe t’i largojë kofshët nga kërcinjtë. Gjithashtu duhet t’i ngrejë parakrahët (bërrylat) që të mos e prekin tokën, për shkak se Profeti () ka thënë:

“اعتدلوا في السجود ولا يبسط أحدكم ذراعيه انبساط الكلب”

“Drejtohuni në sexhde dhe asnjëri prej jush të mos i shtrijë parakrahët siç i shtrin qeni!” -Muttefekun ‘alejh [12]

10. E ngre kokën duke thënë “All-llâhu Ekber”. Këmbën e majtë e shtrin dhe ulet mbi të, ndërsa shputën e këmbës së djathtë e ngre (duke i drejtuar gishtat kah Kibla).

Duart i vendos mbi kofshët dhe gjunjët, dhe thotë:

” رَبِّ اغْفِرْ لِي، رَبِّ اغْفِرْ لِي، رَبِّ اغْفِرْ لِي”
[Rabbiğfir lî, Rabbiğfir lî, Rabbiğfir lî!]
“O Zoti im, më fal! O Zoti im, më fal! O Zoti im, më fal!”

“اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي، وَارْحَمْنِي، وَاهْدِنِي، وَارْزُقْنِي، وَعَافِنِي، وَاجْبُرْنِي”
[All-llâhummeğfir lî werhamnî, wehdinî, werzuknî, we ‘âfinî, wexhburnî!]
“O All-llah më fal, më mëshiro, më udhëzo, më furnizo, më jep mirëqenie dhe më përmirëso (m’i ndreq të metat)!”

Gjatë kësaj ulje ai duhet të qetësohet (për ca kohë), derisa t’i kthehet çdo rruazë e kurrizit në vendin e vet, siç veproi gjatë qëndrimit në këmbë pas rukusë. Kështu duhet për arsye se Profeti () e zgjaste qëndrimin pas rukusë dhe qëndrimin midis dy sexhdeve.

      11. Bie në sexhden e dytë duke thënë: “All-llâhu Ekber”, dhe në të vepron njësoj siç veproi në sexhden e parë.

   12. E ngre kokën duke thënë: “All-llâhu Ekber” dhe qëndron pak ulur, si në uljen mes dy sexhdeve. Kjo ulje quhet xhelsetul-istirâha (ulja e qetësimit) dhe ajo është gjë e pëlqyeshme (mustehabb), sipas mendimit më të saktë nga dy mendimet e dijetarëve. Nëse e lë, nuk ka problem. Në këtë ulje nuk ka dhikër e as dua.

Pastaj ai ngrihet në këmbë për rekatin e dytë, duke u mbështetur në gjunjë nëse ka mundësi, e nëse e ka të vështirë, atëherë ngrihet duke u mbështetur në tokë me duar.

Mandej e lexon Fâtihanë dhe pas saj lexon sa ka mundësi nga Kurani, siç u përmend në rekatin e parë. Pastaj vepron njësoj siç veproi në rekatin e parë.

Kur njeriu falet me imam nuk i lejohet ta kalojë imamin (me lëvizje), sepse Profeti () e ka këshilluar Umetin e tij që të ruhen nga kjo gjë. Ndërsa lëvizja baras me imamin është mekruh (e urryer).

Ajo që është Sunet (e ligjshme për të) është që lëvizjet t’i bëjë pas imamit, pa u vonuar dhe pasi të kryhet zëri i imamit, për arsye se Profeti () ka thënë:

إنما جعل الإمام ليؤتم به، فلا تختلفوا عليه. فإذا كبر فكبروا، وإذا ركع فاركعوا، وإذا قال: سمع الله لمن حمده فقولوا: ربنا ولك الحمد، وإذا سجد فاسجدوا”

“Imami është vënë (në atë rol) vetëm për tu pasuar, kështu që mos e kundërshtoni (me kalim ose vonim)! Kur ai thotë: “All-llahu Ekber”, atëherë thoni: “All-llahu Ekber”; kur ai bie në ruku, atëherë bini në ruku; kur ai thotë: “SemiAll-llâhu li-men hamideH”, atëherë thoni: “Rabbenâ we lekel-hamd” dhe kur ai bie në sexhde, atëherë bini në sexhde!” – muttefekun ‘alejh.

13. Nëse namazi ka vetëm dy rekate, si namazi i sabahut, i xhumasë dhe i bajramit, pasi të ngrihet nga sexhdeja e dytë qëndron ulur, duke e ngritur shputën e këmbës së djathtë dhe duke e shtrirë të majtën. E vendos dorën e djathtë mbi kofshën e djathtë, duke i mbledhur të gjitha gishtat, përveç gishtit tregues. Gishtin tregues e drejton (çdo herë) kur përmendet All-llahu dhe kur bën dua, si shenjë për Teuhidin (Njëshmërinë e All-llahut).

Edhe kjo formë është e mirë: gishtin e vogël dhe atë të unazës t’i mbledhë, pastaj me gishtin e madh dhe atë të mesmin të formojë një rreth, kurse me gishtin tregues të japë shenjë (në drejtim të Kibles), sepse të dyja këto përshkrime janë të vërtetuara në hadithet e Profetit ().

Më së miri është që ta bëjë ndonjëherë këtë e ndonjëherë atë.

Dorën e majtë e vë mbi kofshën dhe gjurin e majtë. Gjatë kësaj ulje e thotë teshehhudin, i cili është:

“التَّحِيَّاتُ لِلَّهِ وَالصَّلَوَاتُ وَالطَّيِّبَاتُ، السَّلامُ عَلَيْكَ أَيُّهَا النَّبِيُّ وَرَحْمَةُ اللَّهِ وَبَرَكَاتُهُ، السَّلامُ عَلَيْنَا وَعَلَى عِبَادِ الله الصَّالِحِينَ. أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ وأَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً عبْدُهُ وَرَسُولُهُ”

 [Et-tehijjâtu lil-lâhi wes-salâwâtu wettajjibât.

Es-selâmu ‘alejke ejjuhen-Nebijju we rahmetUll-llâhi we berakâtuHu! Es-selâmu ‘alejna we ‘alâ ‘ibâdil-lâhissâlihîn.

Eshhedu en lâ ilâhe il-lAll-llâh we eshhedu enne Muhammeden ‘abduhû we rasûluH]

“Të gjitha madhërimet i takojnë All-llahut, si dhe lutjet (namazet) dhe çdo mirësi! Selami (shpëtimi, mirëqenia) qoftë për ty o Profet, si dhe mëshira dhe begatitë e All-llahut! Selami qoftë për ne dhe për robërit e mirë të All-llahut! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të drejtë veç All-llahut dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij!”

 

Pas kësaj thotë:

“اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعَلَى آلِ مُحَمَّدٍ كَمَا صَلَّيْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَآلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ”

 [All-llâhumme sal-li ‘alâ Muhammedin we ‘alâ âli Muhammed, kemâ sal-lejte ‘alâ Ibrâhîme we âli Ibrâhîme, inneke Hamîdun Mexhîd]

وبَارِكْ عَلَى مُحَمَّدٍ وَعلى آلِ مُحَمَّدٍ كَمَا بَارَكْتَ عَلَى إِبْرَاهِيمَ وَآلِ إِبْرَاهِيمَ، إِنَّكَ حَمِيدٌ مَجِيدٌ”

[We bârik ‘alâ Muhammedin we ‘alâ âli Muhammed, kemâ bârakte ‘alâ Ibrâhîme we âli Ibrâhîme, inneke Hamîdun Mexhîd!]

“O All-llah! Lavdëroje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, siç e ke lavdëruar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Vërtet, Ti je Hamîd (i Plotlavdishëm, Lavdërues) [13] dhe i Madhërishëm!

Dhe begatoje Muhamedin dhe familjen e Muhamedit siç e ke begatuar Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit! Vërtet, Ti je Hamîd (i Plotlavdishëm, Lavdërues) dhe i Madhërishëm!”

 

Pastaj kërkon mbrojtje nga katër gjëra, duke thënë:

“اللَّهُمَّ إِنِّي أَعُوْذُ بِكَ مِنْ عَذَابِ جَهَنَّمَ، وَمِنْ عَذَابِ الْقَبْرِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَحْيَا وَالْمَمَاتِ، وَمِنْ فِتْنَةِ الْمَسِيحِ الدَّجَّالِ”

[All-llâhumme innî e’ûdhu biKe min ‘adhâbi xhehenneme we min ‘adhâbil-kabr, we min fitnetil-mahjâ wel-memât we min fitnetil-Messîhid-Dexhxhâl]

“O All-llah, unë kërkoj mbrojtje tek Ti nga dënimi i Xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Mesihut Dexhall (Gënjeshtarit, Mashtruesit të Madh)”.

 

Pastaj lutet për çfarë të dojë nga të mirat e dynjasë dhe ahiretit. Nuk ka gjë të keqe nëse lutet për prindërit ose për dikë tjetër nga muslimanët, pavarësisht a është namazi i obligueshëm apo vullnetar, sepse, në hadithin që e transmeton Ibën Mes’udi, në të cilin Profeti ia mëson atij teshehudin, fjala e Profetit () është në përgjithësi:

“ثم ليتخير من الدعاء أعجبه إليه فيدعو”
“…mandej, le të zgjedhë duanë që e preferon dhe le të lutet!”[14]

Në një transmetim tjetër:

“ثم ليتخير بعد من المسألة ما شاء”
“…mandej, pas kësaj le të zgjedhë çfarë lutje të dojë!”[15]

Kjo (leje) përfshin çdo lutje që i bën dobi robit në dynja dhe Ahiret.

Pastaj jep selam në të djathtë dhe në të majtë duke thënë:

“السلام عليكم ورحمة الله، السلام عليكم ورحمة الله”
[Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh!
Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh!]
“Paqja (shpëtimi) dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju!”

      14. Nëse namazi ka tre rekate, si akshami, ose katër rekate si dreka, ikindia dhe jacia, vepron kështu:

Pasi e lexon teshehudin e lartpërmendur, bashkë me salavatet për Profetin (), (nuk jep selam, por) ngrihet në këmbë, duke u mbështetur mbi gjunjë dhe i ngre duart paralel me supet e tij duke thënë: “All-llâhu Ekber”. Duart i vendos mbi gjoks, siç u përmend më herët, dhe e lexon vetëm Fâtihanë.

Mirë është, ndonjëherë, në rekatin e tretë dhe të katërt të namazit të drekës, të lexojë edhe një sure tjetër pas Fâtihasë, për shkak se kjo kuptohet nga hadithet autentike të Profetit (), të transmetuara nga Ebu Se’idi (radijAll-llâhu ‘anhu). Nuk ka problem nëse pas teshehudit të parë nuk i thotë salavatet mbi Profetin (), sepse në teshehudin e parë salavatet janë vetëm të pëlqyeshme (mustehabb) dhe jo të obligueshme.

Pastaj e thotë teshehudin, pas rekatit të tretë në aksham dhe pas rekatit të katërt në drekë, ikindi dhe jaci; mandej i thotë salavatet për Profetin () dhe i kërkon All-llahut mbrojtje nga dënimi i Zjarrit, dënimi i varrit, sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e Mesihut Dexhall. Mirë është të bëjë sa më shumë dua. Një prej duave, që mund të thuhen në këtë rast dhe në raste të tjera, është:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الْآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ
[Rabbenâ âtinâ fid-dunjâ haseneh, we fil-âkhirati haseneh, we kinâ ‘adheben-nâr!]
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”[16],

 

Sepse është vërtetuar nga Enesi (radijAll-llâhu ‘anhu) se ka thënë: “Duaja më e shpeshtë e Profetit () ishte:

“Rabbenâ âtinâ fid-dunjâ haseneh, we fil-âkhirati haseneh, we kinâ ‘adhâben-nâr!”

(Pra vepron) ashtu siç u përmend më herët në namazet dyrekatëshe.

Mirëpo, në këtë ulje ai duhet të ulet me uljen “tewer-ruk”: duke e vënë shputën e majtë nën të djathtën, duke e vënë këllkun (e majtë) përtokë dhe duke e ngritur shputën e djathtë. [shih foton e djathtë]

Për këtë bazohemi në hadithin e përcjellë nga Ebu Humejdi.

*  Pastaj, ai jep selam në të djathtë dhe në të majtë duke thënë:

“السلام عليكم ورحمة الله، السلام عليكم ورحمة الله”
[Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh.
Es-selâmu ‘alejkum we rahmetUll-llâh.]
“Paqja (shpëtimi) dhe mëshira e All-llahut qoftë me ju!”

__________________________

“Kejfijetus-Salah”
Autor: Abdul-Aziz ibën Baz
Përkthimi dhe ilustrimi: Blerand Grubi
essunneh.com

[1] E ka transmetuar Buhariu, 595.
[2] El-Ma’ide, 6.
[3] E ka transmetuar Muslimi, 329.
[4] E ka transmetuar Buhariu, 5782.
[5] Nën transmetimin e Wâil ibën Huxhrit dhe atë të Kabîsa ibën Hulb et-Tâit, nga babai i tij (radijAll-llâhu anhumâ).

[6] Hadithi është muttefekun ‘alejhi, ndërsa e ka transmetuar Ebu Hurajra ­radijAll-llahu ‘anhu nga Profeti ().

[7] E ka transmetuar Buhariu 714 dhe Muslimi 595.

[8] Në këtë shpjegim të formës së namazit, autori nuk e ka sjellë suren el-Fâtiha, por është një shtesë nga ana e përkthyesit.

[9] El-Mufassal: është një e shtata e fundit e Kuranit dhe fillon nga surja Kâf deri në fund të Kuranit (përkthyesi).
[10] E ka transmetuar Muslimi, 207.

[11] E ka transmetuar Muslimi, 215.
[12] E ka transmetuar Buhariu 779 dhe Muslimi 762.
[13] Hamîd: i Plotlavdishëm – i denjë për çdo lavd; dhe mund të kuptohet: Lavdërues – i Cili i lavdëron krijesat që meritojnë të lavdërohen. Shih: “Fet’hul-Bâri” 11/163 dhe “Sifetus-salâh” e dijetarit Ibën Uthejmin, f. 153 (përkthyesi).
[14] E ka transmetuar Nesaiu, 1281 dhe Ebu Davudi, 825.
[15] E ka transmetuar Muslimi, 609.
[16] El-Bekarah, 201.

[wpdm_package id=’1193′]