Hâtim ibën el-Esamm ka thënë:

“Kujt i mungon në zemër kujtimi i katër rreziqeve, është i mashtruar dhe, si rrjedhojë, nuk është i sigurt nga fundi i mjerë:

I pari: rreziku i Ditës së Besëlidhjes, në të cilën Krijuesi ka thënë: “…këta do të jenë në Xhenet dhe nuk merakosem, ndërsa këta në Zjarr, dhe nuk merakosem!” – dhe ky nuk e di se në cilin prej dy grupeve ndodhet.

I dyti: kur është krijuar në errësirën e trefishtë (mitër) dhe është thirrur meleku t’ia shkruajë lumturinë ose mjerimin (në ahiret) – dhe ky nuk e di: a do të jetë prej të mjerëve apo prej të lumturve?

I treti: kujtimi i tmerrit të “vështrimit” (agonisë së vdekjes) – sepse nuk e di se cili lajm do t’i vijë: që All-llahu është i kënaqur me të, apo që është i zemëruar me të?

I katërti: Ditën kur njerëzit do të paraqiten të ndarë në grupe (Ditën e Ringjalljes) – dhe ky nuk e di se në cilën rrugë do ta shpijnë.”

“Xhâmi’ el-Ulûm uel-Hikem”, f. 174 (te shpjegimi i hadithit të katërt)
Përktheu: Blerand Grubi

______________
Shënim:
Shprehja: “…dhe nuk merakosem!” është si shprehja e Profetit (
) në një hadith:

(وإن رغم أنف أبي ذر)

“(Kjo është kështu) edhe përkundër qejfit të Ebu Dher-rit!”

Dijetarët kanë thënë: All-llahu i Lartësuar ka thënë kështu ngaqë e ka ditur se disa bidatçinj do ta kundërshtojnë këtë të vërtetë rreth Kaderit. Shih: “Sherh el-Mishkat” e dijetarit Et-Tibi, 2/581.

Për më shumë rreth këtij hadithi, lexo: