All-llahu i
Madhëruar ka thënë:
((مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِّن رِّجَالِكُمْ وَلَكِن
رَّسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ
عَلِيمًا))
“Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është
i Dërguari i All-llahut dhe vula e profetëve; All-llahu është i Gjithëdijshëm
për çdo gjë.” [El-Ahzâb, 40]
I Dërguari i
All-llahut (ﷺ) ka thënë:
إِنَّ ” مَثَلِي وَمَثَلَ
الأَنْبِيَاءِ مِنْ قَبْلِي، كَمَثَلِ رَجُلٍ بَنَى بَيْتًا فَأَحْسَنَهُ
وَأَجْمَلَهُ، إِلَّا مَوْضِعَ لَبِنَةٍ مِنْ زَاوِيَةٍ، فَجَعَلَ النَّاسُ
يَطُوفُونَ بِهِ، وَيَعْجَبُونَ لَهُ، وَيَقُولُونَ هَلَّا وُضِعَتْ هَذِهِ
اللَّبِنَةُ؟”
«Shembulli im dhe i profetëve para meje i shëmbëllen rastit të një
njeriu që ka ndërtuar një shtëpi, të cilën e ka përkryer dhe e ka zbukuruar,
përveç vendit të një tulle në një skaj, ndërsa njerëzit fillojnë të sillen
pranë saj dhe t’u pëlqejë dhe thonë: “Pse nuk është vënë kjo tullë?”»
– Ka thënë:
“فَأَنَا
اللَّبِنَةُ وَأَنَا خَاتِمُ النَّبِيِّينَ”
«Unë jam ajo tulla dhe unë jam vula e profetëve!»
(Buhariu, 3535 dhe Muslimi, 2286)
_____________
Dijetari Ibën Uthejmin (All-llahu e mëshiroftë) ka thënë:
“Pra, Muhamedi (ﷺ) është “khâtem en-nebijjîn” (vula e profetëve), me të cilën e
ka vulosur profecinë e tyre. Në bazë të kësaj, kushdo që pretendon se dikush
prej njerëzve mund të bëhet profet pas Muhamedit (ﷺ), bën kufër ndaj All-llahut (azze ue xhel-le), sepse e
përgënjeshtron Kuranin.
Një mesele:
Dikush që thotë se kuptimi i shprehjes “khâtem
en-nebijjîn” është: “stolia e profetëve” dhe se ka profetë edhe pas Muhamedit (ﷺ), a llogaritet jobesimtar nëse e thotë nga keqinterpretimi?
Përgjigjja:
Po. Llogaritet jobesimtar qoftë edhe nga keqinterpretimi.
Por duhet ta mësojmë se ky interpretim është i gabuar. Suneti (hadithet) janë
transmetuar me shprehje të qarta, me kulmin e qartësisë, se nuk ka profet pas
Muhammedit (ﷺ). Ai ka thënë:
«خُتِمَ بِيَ النَّبِيُّونَ»
«Me mua janë vulosur profetët!» (Muslimi, 523)
Dhe i ka thënë Alij ibën Ebi Talibit (radijAll-llahu
anhu) atëherë kur e ka lënë si kujdestar për familjen e tij në betejën e
Tebukut:
«أَنْتَ
مِنِّي بِمَنْزِلَةِ هَارُونَ مِنْ مُوسَى، إِلَّا أَنَّهُ لَا نَبِيَّ بَعْدِي»
«Ti tek unë je në pozitën që e ka pasur Haruni te Musai, veçse nuk
ka profet pas meje.»
(Buhariu: 4416
dhe Muslimi: 2404)
Kjo është një çështje që dihet domosdoshmërisht
nga feja. S’ka në të asnjë paqartësi.
____________
t.me/essunneh
Sherh
Akideti Ehlis-Sunneh wel-xhemâ’a, f. 29.
Përktheu:
Blerand Grubi