بسم الله الرحمن الرحيم

Me emrin e All-llahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.

Lavdërimi i takon All-llahut. Salavatet dhe selamet qofshin me të Dërguarin e All-llahut, me familjen e tij, shokët e tij dhe të gjithë ata që ndjekin udhëzimin e tij.

Më pas,

Muslimanët e dinë mirë se çfarë devijimesh të mëdha kanë rafiditë, të cilat nuk mund të numërohen. Ndër to është edhe tekfiri mbi sahabët (radijAll-llahu anhum) dhe mbi muslimanët, si dhe teprimi i tyre ndaj Ehlu Bejtit të nderuar. All-llahu i ruajttë dhe i pastroftë ata nga rafiditë dhe nga ekstremizmi i tyre!

Pjesë e këtij ekstremizmi është edhe pretendimi i tyre për imamët se ata e dinë të fshehtën dhe se kanë pushtet mbi çdo grimcë të grimcave të gjithësisë! Nuk e di çfarë i kanë lënë rafiditë All-llahut në këtë gjithësi?! Sa e sa kufrijate kanë në këtë çështje!

Dhe në këto ditë të vështira, në të cilat rafiditë kanë nxitur luftëra shkatërruese në vendet e muslimanëve, si në Jemen dhe në Sham, duke e bërë të lejueshëm gjakun e qindra mijërave prej tyre dhe duke i prishur bijtë e tyre, duke i shndërruar në rafidi për t’iu bashkuar atyre në besimet e tyre të kufrit dhe në derdhjen e gjakut të familjeve të tyre.

Por ata nuk u mjaftuan me këto mizori; urrejtja e tyre e fshehtë i shtyu që të drejtonin një raketë (balistike) drejt Mekës së nderuar, duke shkelur kështu simbolet që i ka shenjtëruar All-llahu, të cilave ata nuk u besojnë dhe të cilave nuk u japin asnjë vlerë.

All-llahu i Lartësuar ka thënë për një veprim të tillë, si ky i tyre:

قال تعالى في مثل عملهم هذا: {وَمَنْ يُرِدْ فِيهِ بِإِلْحَادٍ بِظُلْمٍ نُذِقْهُ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ} [الحج: 25]

“…dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë e Shenjtë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” – El-Haxhxh, 25.

Atyre u kanë paraprirë paraardhësit e tyre, karmatët (el-karâmitah), të cilët patën bërë një padrejtësi të tillë: ata patën vrarë qindra haxhinj në vendin e shenjtë të All-llahut dhe pranë Xhamisë së Tij të Lashtë. E kanë marrë Gurin e Zi dhe e kanë vendosur në “qaben” e tyre, në vendin e tyre të devijimit, Hexher (El-Ahsâ).

Prandaj, ky veprim i huthive rafidi nuk është veçse përtëritje dhe mishërim i asaj që fshehin në zemrat e tyre dhe që e ëndërronin paraardhësit dhe prijësit e tyre, karmatët.

Husejn el-Mûsewij, në librin e tij “Për All-llahun, pastaj për historinë”, f. 91-92, duke folur për vizitën e tij te Homeini, thotë:

“Gjatë një takimi të veçantë me imamin, ai më tha: “O zotëri Husejn, ka ardhur koha të zbatojmë porositë e imamëve, salavatet e All-llahut qofshin me ta! Do të derdhim gjakun e nasibive (ndjekësve të Sunetit), do t’i vrasim bijtë e tyre dhe do t’i lëmë gjallë gratë e tyre (si robëresha). Nuk do të lëmë askënd prej tyre t’i shpëtojë dënimit. Pasuritë e tyre do t’u përkasin vetëm shiitëve të Ehli Bejtit.

Do ta fshijmë Mekën dhe Medinën nga faqja e dheut, sepse këto dy qytete janë bërë vatrat e vehabistëve. Dhe patjetër që Qerbelaja duhet të jetë toka e bekuar dhe e shenjtë e All-llahut, kibla e njerëzve në namaz. Në këtë mënyrë do ta realizojmë ëndrrën e imamëve, alejhimus-selâm. Shteti ynë tashmë është themeluar, për themelimin e të cilit kemi luftuar për shumë vite, dhe nuk ka mbetur veçse zbatimi!”

Unë them: Nuk përjashtohet mundësia që huthitë ta kenë nisur fitnen e tyre të madhe në Jemen dhe kundër Mekës e Mbretërisë së Arabisë Saudite, duke u nisur nga ajo ideologji e poshtër që rafidiu el-Homeini ia atribuoi Ehlu Bejtit – All-llahu i pastroftë dhe i ruajttë ata prej saj! Dhe që nisja e huthive të jetë për realizimin e ëndrrave të tyre batinije për shkatërrimin e Mekës dhe Medinës dhe për zhvendosjen e kibles drejt Qerbelasë idhujtare, të cilën Homeini, me gënjeshtër dhe paturpësi, e përshkruan si “të shenjtë”, ndërkohë që prirja e tij batinije nuk e lejon ta përdorë këtë përshkrim “e shenjtë” për Mekën dhe Medinën.

All-llahu ua zhgënjeftë shpresat rafidive zindikë, e mbrojttë shtetin e dy Haremeve nga krimet e tyre, e ndihmoftë Islamin dhe muslimanët kundër tyre dhe e shkatërroftë shtetin e tyre, ashtu siç e shkatërroi shtetin e paraardhësve të tyre, karmatëve batinijë!

Vërtet, Ai i dëgjon lutjet.

Shkroi:
Rabi‘ ibën Hâdi Umejr el-Medkhali

30/1/1438 h. (tetor 2016)
Përktheu: Blerand Grubi